Celebrity

“Makina u përfshi në flakë”: Aktorja e famshme në gjendje kritike për jetën

Shkruar nga Anabel

7 Gusht 2022

“Makina u përfshi në flakë”: Aktorja e famshme
Jesse Grant / Stringer

Anne Heche, aktorja e njohur e filmave “Donnie Brasco” dhe “Psycho” është dërguar në spital, pas një aksidenti të rëndë ku makina e saj u përplas me një shtëpi, u përfshi në flakë dhe për pasojë, ajo mori lëndime të shumta dhe serioze.

Aksidenti ndodhi të premten në mëngjes, në lagjen e aktores amerikane në Los Angeles. Sipas burimeve, aksidenti ishte aq i rëndë, sa 59 zjarrfikësve iu deshën plot 65 minuta që të shuanin flakët, për të nxjerrë makinën nga struktura e shtëpisë.

“Një person i gjinisë femër (adulte) u gjet mes flakëve dhe u dërgua në spital në gjendje kritike për jetën”, thanë ekspertët në vendngjarje dhe më vonë u zbulua se ishte pikërisht aktorja Anne Heche.

Sipas CNN, burime pranë Heche u shprehën se aktorja është me fat që është ende gjallë. Ajo ka marrë lëndime dhe djegie të shumta dhe e pret një rrugëtim i gjatë drejt rikuperimit.

Bëhu pjesë e shorteut Coca-Cola

Fito çdo javë një Smart TV.

Ad by Mediadesk.al

MOS I HUMBISNI