Celebrity

Ju e dinit se Brad Pitt ishte i pasur, por nuk dinit për këto burime të ardhurash që aktori ka!

Shkruar nga Anabel

6 Gusht 2022

Ju e dinit se Brad Pitt ishte i pasur, por nuk dinit për këto burime
Photo Credits: Getty Images

Pitt mbetet një nga aktorët më të kërkuar në botë, dhe ndërsa kohët e fundit ka qenë i interesuar për aktivitete të tjera, të tilla si rritja e fëmijëve të tij, operimi i një punishte vere dhe madje edhe prodhimi, ai vazhdon të mbledhë shuma të mëdha për një sërë filma që variojnë nga drama serioze te komeditë e deri tek filmat e mbushur me aksion, si për shembull “Bullet Train”.

5 mënyra se si Brad Pitt fiton miliona:

1. Sigurisht, filmat

Për dekada, Pitt ka qenë një nga aktorët më të famshëm, më të suksesshëm dhe më të paguar në industrinë e filmit. Ai ka dhjetëra tituj aktrimi në CV-në e tij, prodhime që i japin edhe tani miliona dollarë fitime.

2. Reklamat

Pitt ka qenë një yll i madh për ndoshta tre dekada, dhe gjatë asaj kohe, ai ka shfrytëzuar famën për të fituar pagesa të konsiderueshme nga markat, duke u shfaqur në reklamat e tyre.

Pitt është shfaqur në reklama për kompani si Acura, Cadillac (në Kinë; kompania thuhet se i ka paguar aktorit 3 milionë dollarë), bizhuteritë Damiani, De'Longhi, xhinset Edwin, Heineken (në një spot që u transmetua gjatë Super Boël, për të cilin ai është paguar 4.5 milionë dollarë), La Maison, Levi's, Pringles, Rolex, Roots Coffee, Softbank dhe Toyota (vetëm në Japoni).

3. Sipërmarrjet

Në vitin 2001, Pitt bashkëthemeloi kompaninë e prodhimit Plan B Entertainment me gruan e tij të atëhershme Jennifer Aniston dhe Brad Grey.

Filmografia e Plan B përmban filma si Charlie and the Chocolate Factory, The Departed, Troy, A Mighty Heart, The Time Traveler's Wife, Kick-Ass, World War Z, 12 Years a Slave, Moonlight, If Beale Street Could Talk, Ad Astra, Vice dhe Minari, për të përmendur vetëm disa.

Çfarë saktësisht fiton Pitt nga kompania nuk është e qartë, por është qartësisht një fokus i madh për të.

Në vitin 2012, Pitt dhe ish-bashkëshortja e tij, Angelina Jolie, blenë një pronë në Francë të quajtur Miraval dhe një biznes vere u bë i tyre. Thuhet se ata shpenzuan 60 milionë dollarë për pronën, e cila erdhi edhe me një punishte vere. Ata hynë në një partneritet me prodhuesin e verës Marc Perrin dhe në vitin 2020, kompania shiti gati 150,000 kuti vetëm në SHBA.

4. Fotot e fëmijëve

Kur Pitt dhe partnerja e tij e atëhershme, Jolie, sollën në jetë fëmijën e tyre Shiloh, ata ishin në gjendje të shisnin fotot e para jo një, por dy herë. Të famshmit u paguan 4.1 milionë dollarë nga People dhe 3.5 milionë dollarë nga publikimi i Hello! për shkrepjet. Dy vjet më vonë, kur Jolie lindi binjakët Knox dhe Vivienne, çmimi u rrit ndjeshëm për fotot e publikuara të të dyve. Prindërit ia shitën sërish People për 15 milionë dollarë. Kjo shumë mbetet ende si më e madhja që është shpenzuar për foto foshnjesh.

Ju e dinit se Brad Pitt ishte i pasur, por nuk dinit për këto burime

Së bashku, Pitt dhe Jolie fituan më shumë se 22.5 milionë dollarë për fotot e fëmijëve të tyre dhe ata i dhuruan të gjitha për bamirësi.

5. Pasuri të patundshme

Pitt ka një portofol të pasurive të paluajtshme që thuhet se vlen më shumë se 100 milionë dollarë dhe përfshin shtëpi në Los Angeles, Neë Orleans, Francë dhe Spanjë.

Vlera neto e Pitt aktualisht raportohet të jetë rreth 300 milionë dollarë, sipas Celebrity Net Worth. Ai fiton rregullisht dhjetëra miliona në vit, dhe Forbes vlerësoi se aktori tërhoqi 28 milionë dollarë në 2008, 25 milionë dollarë në 2011, 16 milionë dollarë në 2015 dhe 31.5 milion dollarë në 2016, hera e fundit që u shfaq në një nga listat e revistës si personazhet e famshëm më të paguar.

Burimi: Bustle