Celebrity

Zërat thonë se Victoria Beckham është në një ‘luftë të ftohtë’ me nusen e re, Nicola Peltz

Shkruar nga Anabel

5 Gusht 2022

Zërat thonë se Victoria Beckham është në një
Photo Credits: Getty Images

Burime për Page Six thonë se ka një “luftë të ftohtë” mes Victoria Beckham dhe nuses së saj të re, Nicola Peltz.

Zërat thonë se Victoria Beckham është në një
Photo Credits: @nicolapeltzbeckham / Instagram

Peltz, 27 vjeç, sapo është martuar me Brooklyn Beckham, 23 vjeç - djali më i madh i Victoria-s me yllin e futbollit David Beckham - në prill. Por thuhet se “telashet kishin filluar që para dasmës”.

Zërat thonë se Victoria Beckham është në një
Photo Credits: Page Six

Një burim pranë familjes u shpreh se “Victoria dhe Nicola nuk e durojnë dot njëra-tjetrën dhe nuk flasin”.

“Organizimi i dasmës ishte një proces i tmerrshëm.”

Burimi thotë se Peltz – e cila është vajza e miliarderit Nelson Peltz, nuk donte që vjehrra e saj të bëhej pjesë e planifikimit të dasmës dhe gjatë kësaj kohe, komunikimi ka qenë minimal.”

Zërat treguan gjithashtu se Beckham nuk është e lumtur që ka një “zonjë të re Beckham në familje”, ndërsa Nicola nga ana tjetër, nuk është e lumtur për gjithë vëmendjen që Victoria mori gjatë ditës së dasmës së 27-vjeçares.

Asnjëra prej vajzave nuk ka komentuar rreth fjalëve që qarkullojnë.