
Liam Hemsworth dhe Miley Cyrus po shijojnë (të ndarë) jetët e tyre, por shija që divorci la pas, vijon të komentohet. Kësaj here, është kunata e Liam-it, Elsa Pataky (gruaja e vëllait të tij, Chris Hemsworth) ajo që ka diçka për të thënë.

Elsa, mendon se kunati saj meritonte shumë më shumë se Miley!!
"Kunati im, pasi ju dedikua një lidhjeje 10 vjeçare, është i dekurajuar, por po e kalon mirë. Ai është i fortë dhe meriton më të mirën. Mendoj se meriton shumë më shumë. Familja është gjithnjë aty për të të përkrahur. Ai dhe vëllai i tij janë shumë të lidhur dhe Chris ka qenë aty për t'i dhënë fuqinë që i duhej."- u shpreh Elsa gjatë një interviste për Hola!

Gjatë mendimit të saj, kunata e Liam nuk e përmendi në asnjë moment emrin e Miley-it, ndonëse ajo dhe këngëtarja kanë qenë shumë të lidhura dikur. Aq sa, në 2016-ën vendosën të bënin tatuazhe të njëjtë.

Miley, e cila ka qenë shumë e hapur nëpër rrjete sociale për të folur rreth ndarjes, nuk ka ende një përgjigje për deklaratën e Elsa-s, që praktikisht thotë se këngëtarja s'ishte mjaftueshëm!
Burimi: Harper's Bazaar