News

Dita 163 e luftës: Si është situata në Ukrainë

Dita 163 e luftës: Si është situata në Ukrainë

· Ukraina u ka lëshuar disa territore në rajonin e Donbasit forcave ruse. Kievi ka pranuar "suksesin e pjesshëm" të Rusisë ditët e fundit. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka përshkruar si "ferr" presionin nën të cilin janë forcat e tij në lindje të vendit. Ata kanë rimarrë dy fshatra pranë qytetit të Slovianskut, sipas gjeneralit ukrainas Oleksiy Hromov, por janë detyruar të braktisin një minierë qymyri që konsiderohet si një pozicion kyç mbrojtës, ndërsa forcat janë shtyrë në periferi të Avdiivka.

· Tre anije të tjera që transportonin drithë janë autorizuar të largohen nga portet e Ukrainës të premten si pjesë e një marrëveshjeje ndërkombëtare të ndërmjetësuar për të zhbllokuar eksportet e drithit dhe për të lehtësuar krizën globale të ushqimit. Anijet janë të destinuara për në Turqi, Irlandë dhe Mbretërinë e Bashkuar.

· Ukraina do të marrë një tjetër paketë financimi me vlerë rreth 8 miliardë dollarë nga Bashkimi Europian deri në shtator, tha një burim i qeverisë gjermane për Reuters.

· Anëtarët e NATO-s po punojnë ngushtë me kompanitë për të siguruar që Ukraina të marrë më shumë furnizime me armë dhe pajisje për t'u përgatitur për një luftë të zgjatur me Rusinë, tha të enjten sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Ai i tha Reuters në një intervistë: "Ne po ofrojmë shumë mbështetje, por duhet të bëjmë edhe më shumë dhe të jemi të përgatitur për një afat të gjatë."

· Amnesty International ka thënë se ushtria ukrainase po rrezikon jetën e civilëve duke qëndruar në zonat e banuara. Raporti është hedhur poshtë nga përfaqësuesit e qeverisë ukrainase. Studiuesit e grupit të të drejtave të njeriut zbuluan se forcat ukrainase po përdornin disa shkolla dhe spitale si baza, duke qëlluar pranë shtëpive. Zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Maliar, akuzoi Amnesty-në për “shtrembërim të pamjes reale” dhe për faktin që kanë dështuar për të kuptuar situatën në terren.

 

REELS

Ha💸ha💸ha💸

Kush t’le ty me ec 🚶e çun!!!

Fytyrë si bebush, pa asnjë filter? Po, falë tri sekreteve të vogla nga @jeclaire.al 👁️ Bright Eye Serum - për sy që s’kanë nevojë për 8 orë gjumë; 💧 Radiance Booster Serum - për efekt lifting dhe glow që s’të lë të kalosh pa u vënë re; ☀️ Krem Sunshield SPF 50 - sepse dielli nuk fal, por ne dimë si ta sfidojmë. @jeclaire.al ✨ dhe nuk ka filter më të mirë!

Tutorial: Si ta përdorni inteligjencën artificiale që të mos ju zëvendësojë 😂🤍

Po ju, sa gjuhë flisni? 🤨

Filmi italian “There’s Still Tomorrow” pasqyron në mënyrë simbolike betejën që gratë zhvilluan për të fituar të drejtën e votës. Gjesti i vogël i fshirjes së buzëkuqit nga gratë tregon sa të brishta ishin në fakt të drejtat e tyre. Kisha ishte një kundërshtare e fuqishme: në Itali, priftërinjtë i referoheshin enciklikës së Vatikanit Casti Connubii për të argumentuar se vendi i gruas ishte në shtëpi, jo në politikë. Predikime të ngjashme në Irlandë dhe Maltë paralajmëronin se vota e grave binte ndesh me planin e Zotit. Në Shtetet e Bashkuara, Kardinali Gibbons pretendonte se e drejta e votës për gratë do të dëmtonte vlerat familjare. Në Nju Jork, organizata politike Tammany Hall kundërshtoi votën e grave dhe luftoi kundër Amendamentit të 19-të për të ruajtur pushtetin e saj.

Në @dermaluxe_clinic_tirana , kujdesi nuk është vetëm estetikë — është ndjesi, forcë dhe dashuri për veten. Tetori na kujton se bukuria e vërtetë fillon me kujdesin ndaj vetes ! Nis me veten !

“Sa vjeç je?” Unë:

Forca e një gruaje që kujdeset për veten është frymëzim për të gjithë. Në këtë Tetor Rozë, ndalo për një moment, kujdesu dhe vlerëso jetën që ke. 🎀 @vodafonealbania #TetoriRozë #Jetoshëndetshëm #vodafonealbania

Morali: As mos i trego fare herë tjetër, kur të jesh 🤰🏻

Day 163 of the war: How is the situation in Ukraine

Dita 163 e luftës: Si është situata në Ukrainë

· Ukraine has ceded some territories in the Donbass region to Russian forces. Kiev has acknowledged Russia's "partial success" in recent days. The Ukrainian president, Volodymyr Zelensky, has described as "hell" the pressure under which his forces are in the east of the country. They have retaken two villages near the city of Sloviansk, according to Ukrainian General Oleksiy Hromov, but have been forced to abandon a coal mine considered a key defensive position, while forces have been pushed to the outskirts of Avdiivka.

· Three more ships carrying grain were authorized to leave Ukrainian ports on Friday as part of an internationally brokered deal to unblock grain exports and ease the global food crisis. Ships are destined for Turkey, Ireland and the United Kingdom.

· Ukraine will receive another financing package worth about 8 billion dollars from the European Union by September, a German government source told Reuters.

· NATO members are working closely with companies to ensure Ukraine receives more supplies of weapons and equipment to prepare for a protracted war with Russia, NATO Secretary General Jens said on Thursday. Stoltenberg. He told Reuters in an interview: "We are providing a lot of support, but we need to do more and be prepared for the long term."

· Amnesty International has said that the Ukrainian army is endangering the lives of civilians by staying in residential areas. The report has been rejected by representatives of the Ukrainian government. Human rights group researchers found that Ukrainian forces were using some schools and hospitals as bases, firing near homes. Ukraine's Deputy Minister of Defense, Hanna Maliar, accused Amnesty of "distorting the real picture" and of failing to understand the situation on the ground.