Komediani Chris Rock nuk adresoi drejtpërdrejt videon e fundit të Will Smith, ku kërkon falje, kur u shfaq në Atlanta të premten, por ai vazhdoi të bënte shaka për incidentin famëkeq në Oscars, kur u godit me shuplakë nga aktori gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve.
"Nëse të gjithë pretendojnë se janë viktimë, atëherë askush nuk do t'i dëgjojë viktimat e vërteta," tha Rock. “Edhe unë u godita nga Suge Smith... Shkova në punë të nesërmen, pata fëmijë”, tha ai me shaka, sipas CNN.
Rock e përmendi vazhdimisht incidentin dhe më vonë tha në Atlanta: "Kushdo që thotë që fjalët lëndojnë, nuk është goditur kurrë me grusht në fytyrë". Ai nuk ka komentuar publikisht drejtpërdrejt në lidhje shuplakën.
Së fundmi, Will Smith publikoi një video ku i kërkoi falje Chris Rock dhe ndër të tjera u shpreh se po punon me veten.