Kinema & TV

Ana de Armas si Marilyn Monroe: Netflix publikon trailerin

Shkruar nga Anabel

29 Korrik 2022

Ana de Armas si Marilyn Monroe: Netflix publikon trailerin

Netflix ka publikuar trailerin zyrtar të filmit "Blonde" me regji të Andrew Dominik, një film biografik NC-17 (për audiencën mbi 18 vjeç) me Ana de Armas në rolin e ikonës së Hollivudit, Marilyn Monroe.

Filmi, i bazuar në romanin bestseller të Joyce Carol Oates, do të shfaqet premierë në Festivalin e Filmit në Venecia.

"Blonde" (Bjonde) risjell jetën e Marilyn Monroe, që nga fëmijëria e paqëndrueshme si Norma Jeane deri te figura e saj si yll. Kasti përbëhet gjithashtu nga Bobby Cannavale, Adrien Brody, Julianne Nicholson, Xavier Samuel and Evan Williams.

“Ne kemi punuar me këtë film me orë të tëra, çdo ditë për gati një vit”, tha Ana de Armas për Netflix Queue. “Kam lexuar romanin e Joyce-it, kam studiuar qindra fotografi, video, regjistrime audio, filma – çdo gjë që kam mundur. Çdo skenë është frymëzuar nga një fotografi ekzistuese. Ne shqyrtonim çdo detaj në foto dhe diskutonim se se çfarë po ndodhte në të. Pyetja e parë ishte gjithmonë, ‘Çfarë ndjente Norma Jeane këtu?’ Ne donim të tregonim anën njerëzore të historisë së saj. Fama është ajo që e bëri Marilyn personin më të dukshëm në botë, por gjithashtu e bëri Norma-n më të padukshmen.”

"Filmi eksploron me mjeshtëri tensionin midis jetës së saj publike dhe private," shkruan Netflix.

"Blonde" del në Netflix më 28 shtator.

MOS I HUMBISNI