TV Mania

Shkak Loredana? Noizy sqaron pse u fshi kënga e tij me Mozzik

Shkruar nga Anabel

29 Korrik 2022

Shkak Loredana? Noizy sqaron pse u fshi kënga e tij me Mozzik

“Bonjour madame”, bashkëpunimi i Mozzik me Noizy-n, nuk gjendet më në YouTube dhe prej pak kohësh është aluduar se shkak është bërë Loredana. Sipas disa portaleve, Loredana është në një lidhje me Noizy-n, gjë që ka shkaktuar edhe prishjen e marrëdhënies së tij me Mozzik. Por si qëndron e vërteta?

Në një bisedë me Fjodora Fjorën në “Ditë pas dite”, Noizy u pyet nëse fshirja e këngës ishte strategji marketingu, të cilës ai iu përgjjigj me “jo”.

“Nuk e di kush e ka bërë e çfarë ka bërë. Por ndoshta ka të bëjë me marrëveshjet që nuk janë zbatuar: Korrektësia, kur jep diçka duhet të marrësh diçka, interesat e përbashkëta. Jam shumë i sigurt që nga ana ime nuk ka patur asnjë lloj çalimi, kam qenë korrekt deri në fund nga ana e biznesit, sepse është biznes tashmë. Në momentin kur ti prish marrëveshjen, ndodhin këto pakënaqësitë.”

I pyetur nëse ka lidhje Loredana, Noizy theksoi:

“Jo, nuk ka të bëjë fare, është thjesht çështje biznesi, së cilës pala tjetër nuk i ka ndenjur korrekt.”

Përpos këtyre, reperi u shpreh se është single dhe ka zero shanse që ai të përfshihet në një lidhje dashurie me një vajzë të famshme.

MOS I HUMBISNI