Në një botë ku burrat nuk shprehen shumë, interneti hyn në punë. Disa burra tregojnë se ç'u pëlqen te partnerja dhe përgjigjet janë kaq të ëmbla.
1. "Ajo kënaqet kur i dhuroj qoftë edhe një çokollatë. Nuk do ta ndërroja me asgjë atë buzëqeshje të madhe".
2. "Kur i tregoj për ditën time dhe ajo më dëgjon".
3. "Më bën të ndihem kaq i sigurt. Kur vendos kokën tek ajo, e di se gjithçka do të shkojë mirë".
4. "Kur më flet për pasionin e saj dhe i shkëlqejnë sytë".
5. "Kur është e dashur me bebet dhe kafshët. Sidomos kur luan me ta. Duket kaq e bukur".
6. "Kur ajo është e sjellshme me të gjithë, pa e vrarë mendjen për kulturën apo statusin social dhe ekonomik".
7. "Forca e saj dhe mënyra si i përballon gjërat".
8. "Është gjithmonë gati të më plotësojë dëshirat. Edhe nëse i them "Zemër, e di që është vonë, por më hahet një sanduiç dhe më dhembin shumë këmbët, nuk mundem ta bëj vetë", ajo çohet dhe ma përgatit".
9. "Kur më lë shënime të vockla dhe më thotë sa më do. Një ditë, isha në punë dhe po hapja çantën ku mbaj drekën. Sipër gjeta një shënim: "Përgatitur me dashurinë e gjithë botës"...më shkriu zemra".
10. "E dashura ime vdes për qentë. E adhuroj kur sheh ndonjë të tillë dhe hidhet nga gëzimi".
11. "Gruaja ime ka shumë vetëbesim. E di që është e aftë në diçka dhe e realizon më së miri".
12. "Kur komunikon. Nuk ka asgjë më seksi se një grua që adreson problemin".
13. "Kur i masazhoj kokën, ajo sillet si mace dhe më pëlqen shumë".
14. "Gruaja ime kujdeset për shtëpinë dhe për tre fëmijët tanë trazovaçë dhe prapë e gjen kohën ta mbajë shtëpinë të pastër, të gatuajë dhe të kujdeset për veten. Përfundimisht, është heroinë".
15. "Kur zgjohet në mëngjes. Fytyra që dua të shoh derisa të mos jem më në këtë botë".