Social Buzz

Po që nuk e keni thënë asnjëherë saktë fjalën 'Ibiza' e dinit?

Shkruar nga Anabel

25 Korrik 2022

Po që nuk e keni thënë asnjëherë saktë fjalën

Nuk ka rëndësi nëse ja dolët të shkonit këtë verë apo jo, Ibiza është përmendur e shkruar pafund në grupin tuaj në WhatsApp. E keni thënë fiks kështu siç po e lexoni, por e keni thënë gabim. Ju të tjerët që ishit apo jeni aty (po, ju xhelozojmë) të paktën mësojeni si thuhet saktësisht Ibiza! 

Së fundmi qarkullon një debat në lidhje me shqipërimin e emrit të ishullit famshëm që thotë se përgjithësisht njerëzit e thonë gabim. Sipas një studimi që merret me çështjet gjuhësore, versionet më të  shpeshta të Ibiza-s janë: “eye-BEE-tha,” “ih-BEE-za,” dhe “ee-BEET-sa.”

Po i njëjti studim thotë se versioni më korrekt për të është “ee-BEE-tha.” Të paktën spanjollët kështu do ta quanin ishullin e tyre të famoz.

Ne jemi pak konfuz, por praktika bën gjithçka më mirë: Përsërisni ‘Ibeetha’ dhe e sigurtë që deri vitin tjetër kur të ndodheni aty, do ta thoni siç e meriton.

Burimi: Bustle