Wedding Runway

Të arratisesh për t’u martuar: Cilat vende janë ‘Las Vegasi i Europës’

Shkruar nga Anabel

24 Korrik 2022

Të arratisesh për t’u martuar: Cilat vende janë ‘Las

Duket sikur të gjithë yjet e njohur martohen fshehtas në Las Vegas. Së fundmi, kujtojmë Jennifer Lopez dhe Ben Affleck.

Magjia e padukshme e një martese në Las Vegas ka qenë trend që kur Elvis dhe Priscilla Presley u martuan në vitin 1967. Që atëherë, Richard Gere dhe Cindy Crawford, Angelina Jolie dhe Billy Bob Thornton, Bruce Willis dhe Demi Moore etj., janë martuar në Las Vegas.

Të arratisesh për t’u martuar: Cilat vende janë ‘Las

Kohët e fundit Lily Allen dhe David Harbour, Sophie Turner dhe Joe Jonas si edhe Kourtney Kardashian dhe Travis Barker janë “arratisur” në Las Vegas për t’u martuar.

Të arratisesh për t’u martuar: Cilat vende janë ‘Las

Wedding Travel Company zbuloi për Euronews se Las Vegas është destinacioni më i popullarizuar për çiftet dhe udhëtimi atje mund të jetë afërsisht 90% më pak se planifikimi i një martese tradicionale. "Njerëzit mund të martohen në një kishëz të vogël të bardhë për një çmim shumë më të përballueshëm." Ndërkohë dritat neoni dhe imituesit e Elvis Presley-t njihen menjëherë në mbarë botën.

Po në Europë? Cili është Las Vegasi europian? Gretna Green në Skoci ka tërhequr shumë çifte për eloping – të ikësh fshehurazi për të martuar.

Të arratisesh për t’u martuar: Cilat vende janë ‘Las

Ndërkohë Danimarka tërheq shumë çifte gjermane, të cilët shkojnë atje për një martesë të shpejtë.

Të arratisesh për t’u martuar: Cilat vende janë ‘Las

Amber Peyrotty, një fotografe dhe planifikuese e dasmave të tilla thotë se një destinacion tjetër popullor për çiftet që duan të martohen midis maleve, akullnajave apo plazheve me rërë është Islanda.

Të arratisesh për t’u martuar: Cilat vende janë ‘Las

Fshatrat mesdhetare mbeten gjithashtu tepër tërheqës.

Të arratisesh për t’u martuar: Cilat vende janë ‘Las

MOS I HUMBISNI