Celebrity

Gjyshja i ndërpret videon në TikTok Selena Gomez për ta pyetur për 'atë çunin'

Shkruar nga Anabel

22 Korrik 2022

Gjyshja i ndërpret videon në TikTok Selena Gomez për ta pyetur

Selena Gomez paska pasur një lidhje sekrete, madje edhe qenka ndarë. Nga e morëm vesh ne? Nga postimi i saj i fundit në TikTok, ky Selena ishte duke bërë një tutorial makeup-i dhe fiks në këtë moment, gjyshja e saj ndërhyn dhe e pyet: "Pra, si i dhe fund me atë djalin?".

Gomez hezitoi pak dhe pastaj i tha se do t'ia tregonte pas 1 sekonde, sa të mbaronte tutorialin domethënë. Këngëtarja u sikletos dhe qeshi në mënyrë nervoze, para se të përfundonte videon.

"Nuk kam fjalë", shkroi ajo në video..

Fansat menjëherë u vunë në lëvizje dhe e bombarduan me pyetje Selena-n dhe sigurisht, nuk morën asnjë përgjigje.

Faleminderit gjyshja e Selena-s! Faleminderit që je po aq kurioze sa ne!

Bëhu pjesë e shorteut Coca-Cola

Fito çdo javë një Smart TV.

Ad by Mediadesk.al

MOS I HUMBISNI