Astro Fun

Bëni çfarë të doni, por mbani gjithmonë pranë vetes një Luan!

Shkruar nga Anabel

22 Korrik 2022

Bëni çfarë të doni, por mbani gjithmonë pranë

Hymë zyrtarisht në muajin e shenjës së Luanit,mbretit të zodiakut dhe gjithësisë (sipas tyre), prandaj është momenti t'ju japim vëmendjen që *sigurisht e meritojnë*.

Pse të gjithë e kemi të nevojshëm praninë e një Luani përreth? Çfarë kanë ndryshe nga shenjat e tjera që e bën energjinë e tyre kaq të dëshirueshme?

Luani sundon!

Të lindurit me fat midis 22 korrikut dhe 22 gushtit janë mbretërit e zodiakut. Të drejtuar nga Dielli, këto mace gjigande konsiderohen si udhëheqës karizmatikë dhe kushdo që dëshiron pak flakë në jetën e tij, mund të flirtojë me një Luan.

Do të keni një mik për kokë

Me plot gojën ju themi se një Luan është një mik ku mund të mbështeteni. Pavarësisht se mund t’ju lërë të veproni sipas kokës suaj, të gaboni dhe të abuzoni me mirësinë e tij, do t’ju mirëpresë gjithnjë në shtëpi, por...

Kujtoni që mund t’ju kthehet edhe në një armik për kokë!
Askush nuk është në gjendje të përballojë një grindje me një Luan. Mbani mend që nuk harrojnë kurrë, kurrë, kurrë.

A mund të flasim pak për dhuratat?

Luanët janë shumë bujarë kur vjen puna tek dhuratat dhe sikur të mos mjaftonte, gjejnë përherë më të veçantat. Paratë nuk janë problem, duan thjesht të tregojnë mirënjohje dhe kujdes, por...

Mendoni mirë kur u bëni dhurata, nuk pëlqejnë lehtë!
Epo çdo e mirë e ka një të keqe. Një Luan nuk bën kompromise për dhuratën dhe të njëjtën gjë pret edhe për vete. Ndaj tregohuni të zgjuar.

Koha me ta = koha më e mirë e mundshme!

Nëse doni pak spontanitet, argëtim, flirtim në jetën tuaj, besojmë se e dini vendin ku duhet të drejtoheni. Festa nuk fillon pa ardhur mbreti.

Luanët e çmojnë shumë familjen.

Udhëheqësit krenarë bëjnë të pamundurën që familja të jetë e sigurt dhe askush të mos i shqetësojë. Në fakt, askush nuk do të donte të përballej me acarimin e tyre.

Një Luan nuk harrohet kurrë

Ata kanë vetëbeim, janë tërheqës, pasionantë dhe shfaqin pikëpamje të pandryshueshme për jetën. Edhe pse ndonjëherë mund të ndiheni të lodhur apo dëshpëruar nga mendimet e tyre të prera, një partner i shenjës së Luanit zor se do të harrohej.

Nëse këto nuk mjaftojnë, ja disa karakteristika të tjera që i bëjnë Luanët akoma më të mrekullueshëm: të drejtëpërdrejtë, krenarë, besnikë, vishen mirë, të besueshëm, miqësorë, argëtues, mendjemprehtë etj., ç’doni më shumë?!

Bëhu pjesë e shorteut Coca-Cola

Fito çdo javë një Smart TV.

Ad by Mediadesk.al

MOS I HUMBISNI