Celebrity

Amber Heard do të apelojë vendimin e gjykatës

Shkruar nga Anabel

22 Korrik 2022

Amber Heard do të apelojë vendimin e gjykatës
Foto: Steve Helber/AP

Pas gjyqit të famshëm që ekspozoi jetën dhe martesën e trazuar të ish-çiftit, Amber Heard apeloi së fundmi vendimin e gjykatës, sipas të cilës ajo duhet t’i paguajë Johnny Depp mbi 10 milionë dollarë dëmshpërblim.

Avokatët e Heard dërguan dokumente në gjykatën e qarkut Fairfax. Ata synojnë të apelojnë vendimin, si edhe vendimet që gjyqtarja ka marrë pas vendimit, duke përfshirë refuzimin e kërkesës së Heard për të anuluar vendimin dhe për të hedhur poshtë padinë ose për të kërkuar një gjykim të ri.

“Ne besojmë se gjykata bëri gabime që penguan një vendim të drejtë në përputhje me amendamentin e parë. Prandaj, ne po apelojmë vendimin," tha një zëdhënës i Heard në një deklaratë. “Ndërsa ne e kuptojmë se vendimi i sotëm do të ndezë zjarret në Twitter, ka hapa që duhet të ndërmarrim për të siguruar drejtësi."

"Juria dëgjoi provat e gjera të paraqitura gjatë gjyqit gjashtë-javor dhe arriti në një vendim të qartë dhe unanim që vetë e pandehura shpifte ndaj zotit Depp në shumë raste," tha një zëdhënës i Depp në një deklaratë. “Ne mbetemi të sigurt në rastin tonë dhe se ky vendim do të qëndrojë.”

Depp paditi ish-gruan Amber Heard për shpifje në lidhje me një artikull të dhjetorit 2018 për Washington Post, ku Heard e përshkruante veten si "një figurë publike që përfaqëson abuzimin në familje".

Artikuj të sugjeruar:

Bëhu pjesë e shorteut Coca-Cola

Fito çdo javë një Smart TV.

Ad by Mediadesk.al

MOS I HUMBISNI