Njerëzit në internet kanë mendime të ndryshme për faktin që Jennifer Lopez ndryshoi emrin pas dasmës me Ben Affleck – dhe disa nuk duken fare të lumtur.
Jenny from the block ndryshoi emrin e saj pasi u martua me Ben Affleck në Las Vegas kohët e fundit dhe disa komentues kanë vendosur që duhet të reagojnë.
Disa njerëz reaguan ashpër ndaj emrit të saj të ri pasi dokumentet e martesës së çiftit u shpërndanë në Twitter nga gazetari i Buzzfeed, David Mack. Ndryshimi i emrit u konfirmua më vonë nga Jennifer, e cila nënshkroi një email drejtuar fansave duke thënë: "Me dashuri, zonja Jennifer Lynn Affleck".
JENNIFER. AFFLECK. pic.twitter.com/n9k5QUCCSN
— David Mack (@davidmackau) July 17, 2022
Dikush shkroi: "Unë refuzoj ta quaj J.Aff". Pyetja jonë: Kush po ta kërkon?!
Një i tretë pyet: "Prisni, pse të dyja palët nuk marrin mbiemrin njëri-tjetrit. Shumë më romantike". Ben Lopez? Jo keq.
Gjithsesi, fansat të qetësohen. Në vitin 2003, në “Ben & Jen: A Dateline Special,” këngëtarja u pyet nëse do të ndryshonte emrin e saj ligjor dhe emrin e skenës, për të cilën ajo u përgjigj: "Unë mendoj se do të qëndroj me Jennifer Lopez, por emri im do të jetë Jennifer Affleck, padyshim."
Pra, J.Lo do të quhet ligjërisht Jennifer Affleck, por kur njerëzit të bërtasin në koncertet e saj, ajo është J.Lo, jo J.Af - me aq sa jemi në dijeni...