Muzika

Britney Spears këndon me zërin e vërtetë dhe shokon fansat

Shkruar nga Anabel

19 Korrik 2022

Britney Spears këndon me zërin e vërtetë dhe shokon fansat

Fansat e Britney Spears kanë mbetur të shokuar kur dëgjuan zërin “e vërtetë” të këngëtares për herë të parë. Në një video të postuar në Instagram, Britney dëgjohet të këndojë një version ndryshe të hitit të vitit 1998, “Baby One More Time”.

Britney filloi të këndonte versionin a cappella ndërsa lante rrobat në shtëpi kohët e fundit dhe vendosi ta ndajë videon me fansat në Instagram. “Nuk e kam treguar zërin tim për një kohë jashtëzakonisht të gjatë, ndoshta shumë gjatë dhe ja ku jam duke kënduar në shtëpinë time një version tjetër të ‘Baby’.”

Spears shpjegoi se ishte përpjekur të publikonte një version të ri, por nuk ishte në gjendje për shkak të kufizimeve të ndryshme personale dhe profesionale. “Më shkatërruan, më turpëruan dhe më bënë të ndihem absolutisht asgjë!!!” tha ajo.

Sipas Mark Hughes, autor i librit “Buzzmarketing: Get People To Talk About Your Stuff”, zëri i Spears dikur ishte shumë më i ulët se ai për të cilin ajo njihet.

"Kur ajo hyri për herë të parë në studion e regjistrimit për seancat e regjistrimit të Jive Records, zëri i Britney Spears ishte shumë më i thellë se zëri i saj shumë i njohur sot," tha ai. Bestohet se ishte producenti Eric Foster White ai që punoi me Spears për të krijuar tingullin me të cilin ajo fitoi famë.

Shumë njerëz u kënaqën kur dëgjuan zërin e vërtetë dhe natyror të Britney-t dhe në shumë komente i luten që të publikojë versionin e ri të “Baby One More Time”. "Shumë e pabesueshme të dëgjosh zërin tënd të vërtetë," shkroi dikush.

"Më pëlqen zëri yt natyral, por më pëlqen më shumë të të shoh rehat duke e treguar atë para botës,” tha një tjetër.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Britney Spears (@britneyspears)

Bëhu pjesë e shorteut Coca-Cola

Fito çdo javë një Smart TV.

Ad by Mediadesk.al

MOS I HUMBISNI