Metropolitan

J.Lo dhe Ben Affleck po planifikojnë një dasmë të dytë

J.Lo dhe Ben Affleck po planifikojnë një dasmë të dytë

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck e kurorëzuan dashurinë e tyre në një dasmë private në Las Vegas dhe i surprizuan të gjithë. Ama, nuk do të mungojë edhe një dasmë e dytë, më e madhe, në të cilën çifti do të ftojë familjarë, miq të afërm, sigurisht, edhe persona të famshëm.

Shumë burime panë çiftit thonë se në javët e ardhshme do të mbahet ceremonia në një shtëpi që zotëron Ben Affleck, në Riceboro, Georgia, ShBA. Të ftuarit do të kenë mundësi të dëshmojnë një moment kaq të rëndësishëm për çiftin dhe derisa të ndodhë kjo, J.Lo po planifikon me detaje ceremoninë, së bashku me menaxherin e saj.

Jo më larg se dje, Lopez dhe Affleck njoftuan se të shtunën mbrëma kurorëzuan dashurinë e tyre në Las Vegas. “Dashuria është e bukur. Dashuria është e ëmbël. Dhe rezulton se dashuria është e durueshme. Njëzet vjet durim”, shkroi Jennifer në buletinin e saj “On the J.Lo”.

Historia e tyre e dashurisë është mjaft e bukur dhe frymëzuese, pasi u lidhën në fillim të viteve 2000, duke u bërë edhe një prej çifteve më të komentuar asokohe. Pas katër viteve, në janar të 2004-ës, J.Lo dhe Ben njoftuan ndarjen dhe një vit më vonë, aktori u martua me Jennifer Garner, me të cilën ka dhe tre fëmijë.

Ndërsa ribashkimi i tyre, i shumëpritur nga fansat, ndodhi pas ndarjes së J.Lo me Alex Rodriguez, të cilët i dhanë fund fejesës vitin e kaluar. Jennifer rigjeti dashurinë dhe paqen me shpirtin e saj binjak, pas 20 viteve, për të na treguar se dashuria triumfon gjithnjë.

Artikuj të sugjeruar:

 

REELS

👏

Ylli Limani shkelqeu mbreme ne naten e pare te recitalit te tij ne Tirane. Kengetari qe theu rekordin per shitjen me te shpejte te biletave brenda 24 oreve, u shoqerua gjate gjjthe koncertit me nje kor prej 15 mije njerezish qe dinin permendesh cdo kenge te artistit hitmaker te momentit ne trevat shqjptare. Edhe pse per 2 ore me rradhe, publiku u perfshi teresisht ne koncert, ne fund, pas daljes se Ylli Limanit nga skena, ata nuk harruan qe ne kor, te kendonin refrenin e famshem te protestes “Rama jepe doreheqjen” me baze muzikore “Seven Nation Army” nga White Stripes, interpretuar nga instrumentistet ne skene.

Vera është këtu dhe produktet natyrale dhe vegane @fresh_line_albania janë shoqëruesi perfekt për ditët e plazhit. ☀️🌿🏖️

🦩 📸 @gersi__qose

😌😌😌

🇦🇱 🔥 📸 xhoiskuta

E dini vet kujt duhet t’i bëni tag 🤓

🦩

J.Lo and Ben Affleck are planning a second wedding

J.Lo dhe Ben Affleck po planifikojnë një dasmë të dytë

Jennifer Lopez and Ben Affleck crowned their love in a private wedding in Las Vegas and surprised everyone. But, there will be a second, bigger wedding, in which the couple will invite family, close friends, and of course, famous people.

Many sources close to the couple say that in the coming weeks the ceremony will be held at a house owned by Ben Affleck, in Riceboro, Georgia, USA. Guests will be able to witness such an important moment for the couple, and until that happens, J.Lo is planning the ceremony in detail, along with her manager.

Not far from yesterday, Lopez and Affleck announced that on Saturday night they crowned their love in Las Vegas. "Love is beautiful. Love is sweet. And it turns out that love is patient. Twenty years of patience," wrote Jennifer in her "On the J.Lo" newsletter.

Their love story is quite beautiful and inspiring, since they got married in the early 2000s, becoming one of the most talked about couples of that time. After four years, in January 2004, J.Lo and Ben announced their separation and a year later, the actor married Jennifer Garner, with whom he has three children.

While their reunion, long-awaited by fans, happened after the separation of J.Lo with Alex Rodriguez, who ended their engagement last year. Jennifer rediscovered love and peace with her soul mate, after 20 years, to show us that love always triumphs.

Suggested articles: