Celebrity

Gjykata reagon pas kërkesës së Amber Heard: A u anulua vendimi për Johnny Depp?

Shkruar nga Anabel

16 Korrik 2022

Gjykata reagon pas kërkesës së Amber Heard: A u anulua vendimi

Amber Heard humbi “betejën” e saj për të anuluar vendimin e gjykatës për ish-bashkëshortin Johnny Depp.

Ekipi i Heard pretendoi se kishte pasur mangësi në procesin e gjykimit, pasi një anëtar i jurisë ishte zëvendësuar nga i biri.

Gjykatësja Penney Azcarate tha se nuk kishte "asnjë provë mashtrimi apo keqbërjeje". Azcarate tha se anëtari i jurisë "plotësoi kërkesat ligjore" dhe ishte marrë në pyetje dhe miratuar nga të dyja palët paraprakisht.

Gjyqi gjashtëjavor i transmetuar në media ishte një nga rastet më të famshme për vite me radhë. Depp paditi për shpifje ish-partneren e tij për një artikull të vitit 2018 që ajo shkroi për Washington Post ku e përshkroi veten si e mbijetuar e abuzimit në familje. Atij iu dha dëmshpërblim prej $10.35 milionë.

Artikuj të rekomanduar:

 

Bëhu pjesë e shorteut Coca-Cola

Fito çdo javë një Smart TV.

Ad by Mediadesk.al

MOS I HUMBISNI