Fashion & Beauty

Valentino në telashe me Dior: Ç'ndodhi mes markave të famshme?

Valentino në telashe me Dior: Ç'ndodhi mes markave të

Një konflikt ka shpërthyer papritur në botën e modës së lartë pasi Dior është më shumë se e revoltuar me Valentino-n. Shtëpia franceze e modës Dior kërkon kompesim nga marka e famshme italiane pasi kjo e fundit, sipas Dior ka bllokuar një nga dyqanet gjatë shfaqjes së mbajtur në Romë.

Sipas Women’s Wear Daily, në një letër dërguar Valentino-s, menaxheri i shitjeve të Christian Dior Italia u ankua se aksesi i dyqanit të Dior u kufizua pas shfaqjes dhe se klientët refuzonin të futeshin sepse "ishin të bllokuar nga barrierat e vendosura".

Si rezultat, dyqani "mbeti bosh dhe nuk mund të funksiononte gjatë gjithë pasdites. Thuhet se shtëpia franceze e modës i ka kërkuar dëmshpërblim rreth €100,000 për fitimet e humbura. Sipas letrës, nëse Valentino nuk arrin ta paguajë gjobën brenda 15 ditëve, Dior do të marrë gjithë masat e tjera të nevojshme për të mbrojtur të drejtat e veta.

Valentino nuk ka ende një përgjigje në lidhje me akuzat dhe pretendimet e Dior, por një pjesë e njerëzve janë të mendimit se akuzat janë të pakuptimta.

"Nuk e di pse Dior e bëri këtë. Nëse është kështu, çdo lloj dyqani mund ta pretendonte këtë dhe askush s'e bëri."

Rreth zonës ku u mbajt shfaqja krah Dior ka dyqane të tjera të markave luksoze si Gucci, Prada, Moncler, etj.

Burimi: The Guardian

REELS

Bebe Rexha rockin’ it me the visual album “Dirty Blonde” Fillimi ne shqip! 🇦🇱🇦🇱

Grimieri i famshem me origjinë shqiptare Mario Dedivanovic dhe grimierja Foinika Kay, lip-sync nje moment viral nga Big Brother Vip Kosova 4

Ilia Malinin fitoi medaljen e arte ne garen individuale te meshkujve ne patinazh artistik ne kuader te Winter Olympics 2026 qe po zhvillohen ne Itali. Patinatori amerikan realizoi nje paraqitje te forte si ne programin e shkurter ashtu edhe ne programin e lire duke siguruar pike te larta nga juria. Malinin realizoi me sukses edhe elementin teknik Quad Axel ne programin e lire duke u bere nje nga sportistet e rralle qe e ekzekuton kete hedhje ne nje skene olimpike. Me totalin e pikeve ai u rendit i pari ne klasifikim duke lene pas konkurrentet kryesore nga Japonia dhe Evropa. Me kete fitore Malinin konfirmon statusin e tij si nje nga patinatoret me te mire te brezit te tij dhe forcon pozitat e Shteteve te Bashkuara ne patinazhin artistik ne nivel boteror.

Oh sa me ka pelqyer ky seriali. Fiksimmm RIP Dawson

Tourism Fair Albania 2026 u rikthye në Tiranë më datat 11–12 shkurt në Pallatin e Kongreseve, duke bashkuar profesionistët e turizmit nga mbi 18 vende të botës! Edicioni i 4-t sjell takime mes bizneseve të turizmit, diskutime me ekspertë dhe mundësi të vërteta bashkëpunimi. Panairi më i madh i turizmit në Shqipëri është i hapur edhe për publikun: dy ditë networking, ide dhe eksperienca që e vendosin Shqipërinë në hartën ndërkombëtare të turizmit.🗺️✨

Dhe vizualisht eshte ceremonia me e bukur e cdo Big Brother, duke nisur nga cifti, celebruesi (Londrimi 😍) , dekori dhe te te gjithe te ftuarit te veshur me Valdrin Sahiti

Bad Bunny shkëlqeu në SuperBowl

Shën Valentini po afron. Pëlqimet romantike mund të ndryshojnë, por veshja jote jo. Ne kemi zgjedhur kombinimet që bien në sy, dhe po, disa prej tyre janë me ulje në dyqan! Vajzë e ëmbël, vajzë e guximshme apo në qendër të vëmendjes? Ka ende kohë të gjesh dhuratën perfekte te @fashionandfriends_al Bëji screenshot dhe dërgoja atij. 😉

Paske bërë shumë shtytje me shtangë

@albanskenderaj x @miriamcani në koncertin “Motiv” në Londër 🥰

Valentino in trouble with Dior: What happened among the famous brands?

Valentino në telashe me Dior: Ç'ndodhi mes markave të

A conflict has suddenly erupted in the high fashion world as Dior is more than revolted with Valentino. French fashion house Dior is seeking compensation from the famous Italian brand after the latter, according to Dior, blocked one of the stores during the show held in Rome.

According to Women's Wear Daily, in a letter sent to Valentinos, Christian Dior Italia's sales manager complained that Dior's store access was restricted after the show and that customers refused to enter as they felt blocked by established barriers.

As a result, the store "remained empty and could not operate throughout the afternoon. The French fashion house is said to have asked him for compensation of around €100,000 for lost profits. According to the letter, if Valentino fails to pay the fine within 15 days, Dior will take all other measures necessary to protect his rights.

Valentino does not yet have an answer about Dior's allegations and claims, but some people believe that the French fashion elite is meaningless.

"I don't know why Dior did this. If that's the case, any kind of store could claim this and no one did."

Around the area where the Dior side show was held there are other luxury brand stores such as Gucci, Prada, Moncler, etc.

Burimi: The Guardian