
Tanimë, e kemi vënë re fiksimin e Jennifer Lopez për thonjtë, por nuk e kishim menduar që thjesht me një postim në Instagram, do të ndiheshim kaq të varfër.
Po flasim për këtë foto, ku shihen thonjtë stiletto të J.Lo dhe gurë të çmuar, të cilët shkëlqejnë më shumë se e ardhmja ime.
View this post on Instagram
Gurë të madhësive të ndryshëm dhe kristale zënë vend në gishtat e J.Lo dhe po mendojmë se Tom Bachik, artisti që i ka krijuar, ndërkohë që vendoste me kujdes secilin gur, po këndonte nën zë këngën ikonike “Jenny From the Block”.
Faleminderit J.Lo *qan me dënesë*.
Artikuj të sugjeruar: