Instagramming

Loredana flet për Mozzik: ‘Nuk kemi më asnjë kontakt’

Shkruar nga Anabel

10 Korrik 2022

Loredana flet për Mozzik: ‘Nuk kemi më asnjë kontakt’

Shumë gjëra kanë ndryshuar që nga gushti i vitit të kaluar, kur Loredana njoftoi ndarjen nga Mozzik duke thënë ndër të tjera se ata janë “2 kokëfortë që nuk bëjnë dot as pa, as me njëri-tjetrin”. Ndryshe nga çfarë u shpreh – ku tha se “Mozz dhe unë do vazhdojmë të mbetemi në kontakt” – prindërit e Hanës nuk kanë sot kontakt me njëri-tjetrin.

Në një intervistë për “Blu News”, Loredana u shpreh: “Shumë mendojnë se ai nuk ka kontakt me vajzën. Por ai në fakt ka. Kjo bëhet përmes motrës sime sepse ajo kujdeset për të voglën time kur unë nuk jam aty. Ne të dy nuk kemi asnjë kontakt më."

Loredana la të nënkuptuar se janë në këtë pikë ndoshta për shkak të Mozzik. “Unë jam një person shumë i lehtë dhe nuk e kisha problem kur më telefononte.” Ajo u përgjigjej thirrjeve të tij edhe kur ishin të ndarë. “Po ishte pak më e veshtirë për të.”

Në fund të gushtit vitin e kaluar, Loredana u shpreh:

"Mozz dhe unë do vazhdojmë të mbetemi në kontakt. Ai më ka bërë dhuratën më të bukur të jetës sime :) [...] Megjithë ndarjen tonë, ne arrijmë të shkojmë shumë mirë me njëri-tjetrin, të rrisim Hanën bashkë dhe të jemi në gjendje të bisedojmë me njëri-tjetrin me kokën lart. Kjo është ndoshta arritja më e madhe që kam bërë ndonjëherë."