Lëkura

Ç’duhet të dish përpara depilimit me dyll në zonën e bikinit?

Shkruar nga Anabel

8 Korrik 2022

Ç’duhet të dish përpara depilimit me dyll në
Getty Images

Qimet janë gjithmonë të bezdisshme, sidomos në plazh, tani në periudhën e verës. Nëse po mendon një depilim me dyll, janë disa gjëra që duhet t’i dish që të ndihesh sa më rehat.

Askush nuk po e gjykon vaginën tënde

Estetistet dhe depilatoret shohin pafundësisht forma, trajta dhe ngjyra. E jotja është thjesht një më tepër.

Nuk është edhe aq e dhimbshme

Sigurisht, secili ka përvojën dhe tolerancën e vet ndaj dhimbjeve, ama nuk është aq e tmerrshme.

Nuk ekziston fjalia “sa shumë qime”

Ndihu sa më rehat, nuk ka rëndësi sa qime ke. Janë totalisht njerëzore.

Vishu me rroba komode

Sidomos me mbathje komode dhe pantallona të lirshme.

Urino përpara seancës

Që mos ta ndërpresësh në mes…

Thuaj nëse të dhemb shumë

Nëse nuk flet, askush nuk ka nga ta dijë.

Mos bëj palestër para takimit

Sa më pak djersë, aq më mirë.

Artikuj të sugjeruar: