Lifestyle

Drejt jugut pa tym

Drejt jugut pa tym

Nga Ervin Qafmolla

Një klithmë e mprehtë grisi ajrin e nxehtë drejt tingullit të freskët të një spërkatjeje të papritur. Kredhja e përsosur si shigjetë përshkoi vertikalisht thellësinë joniane, dhe një koktej të qeshurash pasoi, teksa silueta të tjera me mbathje dhe bikini u hodhën një nga një drejt kaltërsisë. Mes kësaj gurguleje, një nga vajzat shkrepte foto duke ngacmuar notarët, ndërsa gotat mbusheshin me shampanjë Laurent-Perrier në kuvertë. Një dron pluskoi në ajër si vëzhgues android nga e ardhmja, i ngarkuar të studiojë kënaqësinë e zhveshur të species njerëzore.

Pas shumë kredhjesh dhe dollish të tjera, anija nisi të largohet nga gjiri i veçuar duke u përkundur mes valëve me erën përballë. Muzika u bë më e thellë, me një dimension të ëndërrt, dhe mund ta shijoje horizontin e kripur në një përqafim të plotë të trupit, zemrës dhe mendjes. Ajo bota tjetër, e ndërtuar nga qytete, rrokaqiej, kompjuterë, kalendarë, trafik, ankth dhe djersë toksike, tani dukej kaq e largët – jehonë që tretet në det si kujtimi i një ëndrre të trazuar.

Drejt jugut pa tym

Kjo është vetëm një shkrepje e çastit nga IQOS City Experience – një platformë kushtuar aktiviteteve të përzgjedhura, kuzhinës mesdhetare, muzikës së mirë dhe kremtimit të diellit. Përjetimi tre-ditor ngau euforik mes kthesave të jugut të Shqipërisë, duke shpalosur për 12 nga anëtarët e devotshëm të IQOS Club, një aventurë të asaj shtrirjeje territori, me ato vende, ngjarje dhe ndjesi që përfaqësojnë Rivierën Shqiptare.

Dhërmi, Jal, Porto Palermo, krahas pritshmërive më të mira rreth tyre, janë destinacionet kryesore. Por, ky tregim nuk është vetëm për shkumën kaltëroshe të valëve, flluskat e shampanjës rozë, apo perëndimet e arta dhe të portokallta që spërkaten mbi vinilet e një DJ set-i të përkryer.

Më tepër sesa një sebep argëtimi të pafre, fundjava i qëndroi besnike një ekosistemi epikurian aktivitetesh të skicuara me merak. (Meqenëse disa mund të mos e kenë krejt të qartë kuptimin e termit, Epikurizmi – ndryshe nga Hedonizmi – është një filozofi që synon kënaqësi të sjellshme për të arritur lirinë dhe qetësinë.) Kështu, nga arti dhe shkenca e të ngrënit, te mjeshtëria e hollë e shijimit të verërave (të bardha), dhe te punëtoritë me karakter shqisor, fundjava ishte më angazhuese nga sa mund të pritej.

Por sado tërheqëse mund të jetë një filozofi e kënaqësive të përmbajtura – ku pirunët delikatë eksplorojnë një fileto peshku që ngjan si alabastër i kulluar, teksa plot finesë gjerbet një e bardhë e praruar që më shumë se verë, shijon si muzg dhe lule të turpshme – asgjë nuk ia kalon haresë së egër të “Le Sabrage”.

Është vërtet argëtuese t’i vëzhgosh këta njerëz për së mbari tek mbajnë radhën me fustane të hirshme mbrëmjeje dhe këmisha të bardha linoje – shikimet mprehur ngazëllyeshëm mbi gojët që kanë çelur një buqetë buzëqeshjesh grabitqare – teksa ia kanë ngulur sytë një thike të madhe e të bukur që feks drejt qafave të pavëmendshme të shisheve të shampanjës.

Drejt jugut pa tym

Një fshikullimë e tehut... dhe një mugullim yjësish shpërndahet nëpër detin e natës. Shkuma gufmon nëpër gotat që mbushen. Siç thotë fjala e urtë, ‘duhet të pish çfarë ke hapur’. Dhe duke qenë se asnjë shishe nuk shkoi dëm gjatë prerjes së grykëve, nevojitet një vetëpërmbajtje e brendashkruar në menaxhimin e pijes. Për të qenë tërësisht të sigurt, vendoset për një kredhje nokturne.

Një dorë shokësh futemi në ujin sterrë të zi që pasqyron kupën qiellore me ato drita të vockla që janë kujtimi i yjeve tashmë të shuara. Është kaq errësirë, sa mes vezullimeve viskoze pa referenca të qarta, realiteti nuk është më i njëjti. Vështirë të thuash që deti nuk është qielli dhe që qielli nuk është det. “Everything Is Everything”. (Dhe dikujt mund t’i dëgjohej Lauryn Hill.)

Mëngjesin e së nesërmes, shtriqur në ndenjësen e pasme të një SUV-i elegant, përsiaten rrethinat pas syzeve të errëta të një hangover-i të butë, teksa makina rrëshqet mes peizazhit fluturak të malësisë dhe bimësisë të jugut ku shënohen rrugët gjarpëruese.

Ka një arsye objektive se përse gjatë gjithë udhëtimit, të dymbëdhjetë ne u rehatuam në këto mjete në grupe prej tre personash. Volvo XC60 Recharge Plug-in Hybrid SUV, emri kilometrik i së cilës përkthehet në energji më të pastër dhe efikase, përfaqëson një krenari të inxhinierisë automobilistike nordike. Kjo edhe për faktin se përmendet si një ndër makinat më të sigurta në planet. Interieri i mjetit, në vend të xixave dhe salltaneteve të vrazhda, flet për luks të rafinuar dhe estetikë të hollë.

Afërmendsh kjo ka të bëjë edhe me vlerat dhe filozofinë e markës. Një e ardhme pa tym përkthehet, jo vetëm në kushtet specifike të një teknologjie revolucionare të duhanit pa tym – domethënë IQOS – por edhe si vizion më i gjerë që përfshin mënyrat e ndryshme të jetesës dhe novacionet përkatëse më të pastra dhe më të gjelbra. Gjithë e ardhmja është evolucion.

Makina merr një kthesë të gjatë dhe ndalet në një ullishte. Një fis dhish ndalin kullotjen dhe na hetojnë me kureshtje. Poshtë hijes së një ulliri disashekullor pret Silvana Subashi. Ndër prodhuesit kryesues të vajit të ullirit në Shqipëri, për të, ky nuk është vetëm pemë. Ai nuk është i rëndësishëm thjesht për frytet e tij, madje as vetëm për vajin kaq të vlerësuar. Ulliri është tërësia e këtyre dhe shumë më tepër. Është një religjion.

Drejt jugut pa tym

“Nëse ndesheni me një pemë ulliri, nuk duhet të bëni asgjë. Thjesht respektojeni”, shpjegon ajo. Ligjëruese e mirë dhe sipërmarrëse frymëzuese, Subashi emeton cilësi që qëndrojnë në zemër të lidershipit: thjeshtësi të natyrshme, krenari të matur dhe bujari të vërtetë. Një aspekt i veçantë i grupit tonë ka të bëjë me faktin që ndonëse shumica e burrave vijnë nga mjedise dhe kualifikime të shquara, të gjitha gratë dolën të ishin menaxhere. Disa prej tyre drejtonin bizneset e veta.

Çfarë e bën këtë edhe më interesante, është që këta anëtarë të IQOS Club u përzgjodhën më së pari për cilësitë e tyre shoqërore, sesa për kritere profesionale. Megjithatë, një grup udhëheqësesh janë ato. Kjo rrethanë përkon edhe me të dhënat zyrtare mbi arritjet e grave në Shqipëri. Pavarësisht vështirësive të mëdha, shumë prej tyre po ecin me hap të vendosur drejt përmbushjes. Një lëvizje shoqërore darviniste për t’u vëzhguar me admirim. Evolucioni është kudo.

Pas punëtorisë mbi dobitë dhe misteret e Pemës së Shenjtë, shijohen disa lloje vaji ekstra të virgjër dhe gatime tradicionale, besnike ndaj mantrës së ullirit. Tek i përvishemi me zell këtij brunch-i rustik, një kongregacion gjinkallash luajnë një Allegro con brio.

Drejt jugut pa tym

Pastaj, marrim sërish për nga deti. Dhe sa gallatë është ky grup udhëtarësh! Me disa përjashtime, shumica nuk njiheshin me njëri-tjetrin më parë. Por, gërshetimi i shoqërisë së mirë me thurmën e eventeve, ngrohu edhe personalitetet më të ftohta dhe zemrat më të ndrojtura. Është e shtunë, njëkohësisht kulmimi i aktiviteteve të fundjavës.

Një mendim tinëzar përvidhet dhe pëshpërit se ditën e nesërme do të kthehemi në qytet, dhe e gjitha kjo do të marrë fund. Por e nesërmja është një galaktikë larg. Në relativitetin e kësaj kohe mes së sotmes dhe së nesërmes do të ketë një pafundësi çastesh për t’u përjetuar, këtu, në krahinën e ullishtave, aromës së egër të florës, velave dhe kaltërsisë së pashtruar.

REELS

Dhjetori është muaji i zgjedhjeve të bukura, i kombinimeve të reja dhe i garderobës që merr pak më shumë vëmendje. Te @paene.al , ky sezon vjen me rehati, elegancë dhe detaje që bëjnë diferencën, sepse çdo sezon meriton një fillim të bukur. 🤍

Good hair days just got better. 🩷 Bukuria e flokëve fillon nga cilësia. Hair Extensions nga @perfect.beautyzone janë të punuara me flokë natyral, të krijuara për të dhënë volum, gjatësi dhe një pamje që duket krejtësisht natyrale.

Artistja e njohur Elhaida Dani ka fituar rolin e Esmeraldes ne versionin italian te musicalit te famshem “Notre Dame de Paris” nga Riccardo Cocciante. Dani, ish-fituesja e edicionit te parë të “Voice of Italia” ka vite që performon në rolin e Esmeraldes (nga viti 2016), ne versionin francez, duke dhene shfaqje sold-out ne teatrot me te medha te botes nga Parisi ne Singapor. Si nje Esmeralda italiane, Elhaida do te performoje ne teatrot me te mira te Italise, duke perfshire edhe 4 netë ne Arena di Verona. “Notre Dame de Paris” eshte nga prodhimet e llojit “musical” me te famshem ne bote dhe ka nje cmim Guiness per hapjen me te suksesshme ndonjehere te nje musical. Prej 27 vjetesh, kjo shfaqje franceze e kompozuar nga Riccardo Cocciante dhe e shkruar nga Luc Plandomon, eshte vene ne skene mbi 5000 here dhe eshte pare nga me shume se 15 milion spektaktore.

Një fustan i bukur e ndryshon menjëherë ndjesinë e festave. ✨ Koleksioni festiv i @kraspiofficial vjen me deri në 50% ulje: i krijuar për netët që kërkojnë më shumë shkëlqim dhe prani. Një koleksion i menduar për ty që, sapo hyn në një dhomë, ndryshon energjinë e saj.

Është zhvilluar në Durrës Turneu Kombëtar i Basketbollit të Unifikuar 2025, një ditë plot plot pozitivitet,sport dhe momente frymezuese. Special Olympics Albania, me mbështetjen e Coca-Cola, solli në fushë mbi 150 sportistë që na kujtuan se sporti është për të gjithë. Një event që inspiroi, bashkoi dhe tregoi sa bukur është kur talenti dhe përfshirja shkojnë krah për krah. ❤️✨ #UnifiedSports #CocaColaBottlingShqipëria #SpecialOlympics #BasketballForAll

Lëkura jote meriton më të mirën dhe ky është momenti. ✨ Përfito 35% ulje në të gjitha injeksionet gjatë ofertës festive në Dermaluxe Clinic Tirana. Kujdes i avancuar dhe rezultate të sigurta. @dermaluxe_clinic_tirana ℹ️ Për më shumë informacion, shkoni në stories / highlights.

Ishte diss për nusen apo diçka e lezetshme për t’u përmendur? Po nusja po qesh nga sikleti apo e vlerësoi fjalimin e tij? Si e shihni ju këtë moment viral?

Shakira këndon me djemtë e saj në Buenos Aires

🚘 @auto.trego është një platformë moderne shqiptare për shit-blerje automjetesh, që ofron një përvojë të shpejtë dhe efektive ⬇️ ▪️ Publikimi i makinës është falas dhe procesi është shumë i thjeshtë. ▪️ Website me dizajn të pastër dhe filtra të avancuar kërkimi, që mundësojnë gjetjen e makinës sipas çmimit, vitit, markës dhe kilometrave. ▪️ Në platformë mund të krijoni profile, të shisni ose të ruani makinat e preferuara dhe të kontaktoni shitësit direkt. ▪️ Audienca është e fokusuar ekskluzivisht në tregun e automjeteve, duke garantuar blerës dhe shitës realë.

😂🥰 . . Credits: @erolajons