
Ricky Martin është paditur me një shumë prej 3 milionë dollarësh nga ish-menaxherja e tij, Rebecca Drucker.
Drucker – e cila ka punuar me Martin nga 2014 në 2018 dhe më pas përsëri nga 2020 në 2022 – po padit ikonën e muzikës latine, 50 vjeç, për komisione të papaguara, sipas dokumenteve ligjore, të depozituara të mërkurën në Gjykatën Qendrore të Qarkut të Los Angeles, që përmendin “akuza, që potencialisht mund t’i shkatërrojnë karrierën.”
Drucker vuri në dukje se ajo punoi me të në dy raste të ndara për shkak të "jetës së tij personale dhe profesionale, që ishte në trazira absolute" dhe supozohet se e ndihmoi këngëtarin portorikan të lundronte në botën e "regjistrimit të kontratave, turneve dhe marrëveshjeve të sponsorizimit dhe përpjekjeve të tjera profesionale.”
“Rebecca Drucker shpëtoi karrierën e Ricky Martin”, pretendohet në padinë prej 15 faqesh, të parë nga The Post. "Ekziston vetëm një problem: Martin plotësisht dhe me keqdashje refuzoi t'i paguante Rebecca-s miliona dollarë komisione që ai i detyrohej asaj sipas marrëveshjes së tyre të menaxhimit. Me Rebecca-n në krahun e tij, Martin bëri miliona dollarë dhe për këtë arsye i detyrohet Rebecca-s komisione të konsiderueshme," pretendonte ankesa.
Padia gjithashtu thotë se Marin ofron “një mjedis pune toksik”.
Drucker pohoi gjithashtu në padi se megjithëse "karriera e Martin lulëzoi që kur ai ripunësoi Rebecca-n si menaxhere të tij në maj 2020", ajo "u detyrua të merrej me një sërë çështjesh personale të knëgëtarit, të tilla si problemet me dadot që ai punësoi për t'u kujdesur për fëmijët, mospagimi i taksave nga Martin dhe abuzimi i tij me substancat.”
Ish-menaxherja pretendoi se Martin e ka "kërcënuar" atë të mbajë gojën mbyllur dhe të heshtë, por ajo nuk e ka lënë me kaq.
Burimi: The NY Post