Shakira dhe Gerard Piqué njoftuan ndarjen javë më parë, por nuk e thanë kurrë arsyen e vërtetë dhe kërkuan privatësi. Së fundmi, një ish-i dashuri i një prej motrave të këngëtares ka folur me median spanjolle EsDiario.
Roberto García siguron se ndarja mes Shakirës dhe Piqué ishte për shkak të parave. Sipas tij, ata dukeshin se kishin një marrëdhënie perfekte, por në realitet problemet mes tyre nisën muaj më parë dhe arsyet ishin thjesht ekonomike.
Garcia tha se një herë Piqué i kërkoi këngëtares një shumë të madhe parash për të investuar në biznese të tjera, por Shakira refuzoi, sepse prindërit e saj nuk ishin dakord dhe janë pikërisht ata vendosin pikat mbi i për financat e saj.
Që nga ai moment marrëdhënia u prish dhe filluan zënka të vazhdueshme që i çuan drejt ndarjes.
“Sipas asaj që më ka thënë një person shumë i afërt i tyre, mes të dyve ka pasur një problem ekonomik. Me sa duket, Piqué i ka kërkuar para Shakirës për një çështje investimi dhe familja e këngëtares nuk ka pranuar t'ia japë. Ata nuk i përzienin paratë dhe i ndanin shpenzimet në gjysmë,” tha Garcia.