Pak javë më parë vlogerja Sara Karaj dhe partneri i saj, Darti njoftuan se do të bëhen prindër për herë të dytë. Lajmin e zbuloi përmes një videoje të publikuar në Instagram dhe po në të njëjtën mënyrë, zbuloi edhe gjininë e bebit.
View this post on Instagram
Ndonëse siç duket nga videoja e publikuar në YouTube një pjesë e mirë e familjarëve dhe të afërmve menduan se kësaj here do të ishte vajzë, Sara provoi sërish se është "mam çunash". Dyshja pritet të sjellin në jetë sërish një djalë.