Aktorja 64-vjeçare, Sharon Stone, ndërsa mbështeti publikisht balerinën e "Dancing with the Stars”, Peta Murgatroyd, për humbjen e fëmijës, foli për abortet e saj përgjatë viteve.
"Kam humbur nëntë fëmijë nga aborti. Nuk është pak, fizikisht apo emocionalisht, por na kanë bërë të mendojmë se është diçka që duhet ta ndjejmë dhe ta përballojmë vetëm, madje fshehurazi dhe me një ndjesi dështimi, në vend që të marrim kohën, dhembshurinë, ndjeshmërinë dhe gjithçka na duhet për t'u shëruar."
Stone ka folur më parë për abortet e saj spontane, të cilat ishin pasojë e një sëmundjeje autoimune dhe endometriozës.
Përjetimi i humbjeve të shumta të shtatzënisë ishte shkatërrues për të.
Stone shkroi:
“Kur humba fëmijën tim të fundit, kalova 36 orë në para-lindje pa lindur. Infermieret edhe ditën e pushimit qëndruan me mua. Pa to do të kisha qenë vetëm.”
Stone adoptoi fëmijën e saj të madh, Roan, tani 22 vjeç, me bashkëshortin e atëhershëm Phil Bronstein në vitin 2000.
Pasi ish-çifti u divorcua në vitin 2004, ylli i "Casino" vazhdoi të adoptonte Laird, tani 17 vjeç dhe Quinn, tani 16, në 2005 dhe 2006.
Artikuj të rekomanduar:
Burimi: Page Six