Relationships

Ish e dashura/i i te dashurit/es time

Letra 1
Anabel te kam shkruajt shum here dhe disa nga letrat smi ke publikuar por kjo teme me prek.. Ne qofte se eshte dicka qe me inatos me cmend dhe te me bej te urrej veten eshte ishja e te dashurit tim...  E kam patur dikur shoqe gjimnazi dhe se dija qe dikur ajo ka pas nje histori me te dashurin tim dhe per me teper qe kjo vazhdonte ti shkruante atij ende. Ishte vet ajo qe erdhi dhe me pyeti nese isha ende e lidhur apo jo dhe duke e menduar shoqe i tregova te verteten qe po isha e lidhur, aty filloj gjithcka me tregoi bisedat me te.  Mbante ende biseda te vjetra, filloi ta shante ne syrin tim.  Mu shemb bota, u zura me te dashurin dhe ate vazhdoja ta konsideroja shoqe nderkoh qe ajo vazhdonte ti shkruante atij.  Me eshte ber hije me perndjek kudo ,hap adresa fallco vetem per ti folur ka kater numra telefoni te ndryshem me te cilet e telefonon.  Nuk di cfare te bej me kam biseduar shpesh me te dhe me kerkon falje duke then se nuk do perseritet me por ka kohe qe vazhdon te futet mes nesh duket sikur ajo femer (nese mund ta quaj te tille ) ka vendosur te mos te me lere te qete derisa te me ndaj perfundimisht nga ai dhe se kuptoj pse sepse sipas asj per te i dashuri im eshte nje hiccc!  Cfare te bej qe ta ndal ate femer sepse te betohem qe ndonjehere me vjen ta vras!  Me respsekt me!

Letra 2
Anabel po flas edhe une per ate...ish te dashuren e te dashurit tim qe me eshte bere obsesion. Nuk ka dite qe nuk ja kontrolloj facebookun, instagramon, tangon, google +, e cdo gje te mundshme. Nuk e di pse e kam kete fiksim te poshter, ndoshta ngaqe e shoh dhe shoh se eshte me e mire se une dhe mendoj tere kohen sesi mund te kene qene ata te dy bashke,sesa e bukur i eshte dukur atij, a e krahason me mua. Po normalw qe e krahason me mua se une 1,62 cm e ajo 1,79. Une gjoksin mezi e kap 2-shin me mik, ajo ke frike ti rrish afer se mos i shperthen ndonje kopse e bluzes e te qerron nga syte. Une nje here ne vit qe vesh taka jam gati ti heq e ti mar ne dorw te eci zbathur, ajo nuk ka nje foto pa taka te gjara sa parakrahu im.  Oh e urrej Anabel. Kam frike se te dashurit mund ti pelqej me shume nje lule artificiale se nje shkurre natyrale. Cfare te bej? Edhe kur sdua une tja shoh profilin ja shohin shoqet e mia per mua e me tregojne se jane mesuar edhe ato tani bejme muabet tavoline jeten e saj. Nuk di si te shpetoj nga hija e asaj qe i rençin ato floket bjonde tufa tufa sic me bjen mua po te fus kreherin te kjo fshesa qe kam ne koke. 

Letra 3
Ajo ishte kolegia ime e punes. Ai e kishte patur shoqe ne shkolle. Kur i kam pyetur nese kishin patur dicka bashke nuk e pranuan, thane qe ishin llafe njerezish, por kishte nje lloj tensioni te cuditshem ndermjet tyre. Ajo ishte shume e mire si kolege, por sapo mori vesh qe po dilja me shokun e saj u be si bishe. Me akuzonte qe i fshija dokumenta nga kompjuteri, me hidhte fajin per cdo gje qe shkonte keq ne pune. Ne fillim nuk e besoja dot, se ishte dhe e fejuar mikja, por agresiviteti i saj u be shume psiqik. Dhe tani qe kane kaluar vite dhe asnjera nga ne nuk punon me atje ku ishim ajo takon punedhenesit e mi dhe ju kerkon te me heqin nga puna se jam mashtruese. Kur me thane u merzita, se nuk i kam bere asgje. Pastaj mblodha mendjen, gjynah sa vuan!

Letra 4
Un anabel sapo i kontrollova profilin ish te dashurit dhe ai po qesh po qesh ne foton e profilit cdo te thot kjoo qe ai e len foton e hapur qe tja shoh un apo po gjuan per te tjera nejse pas ktij pash ish ish te dashurin uuu pika zezzz kur u be dhe ai donzhuan qe mbas nje viti me tha nje gjys te dua dhe qe skuqej sa her me shiftee... u prit dhe kte kontrollova dhe cunin e par fare ate te klases 4 qe me donte per Grua , alamet cuni esht be ee , moti mir duket me mgjes kam pas shije un 😎 kott tbetohem qe kot i hapa profilin dhe atij he me atij pordhacit ne gjimnaz atij qe e injoroja gjat gjith kohes e thoja qe e kam inat qe "sesht i bukur " prap nuk esht "hic hic i bukurr " meqe ra fjala e tha dalina nje vajz mesatarisht ka dy partner para burrit dhe un teknikisht aq kam pas ( mos ta tregojm qe mputhi njeri te mumja e nje tjeter me preku prapa , po se kam humbur virgjerin besoj e? upss harrova se sot sesht as e ejnte qe kerkohen burra e as premte te themi llafe turpii ... doja te thoja qe esht e merkur se un per te merkuron po "mesoj" po qenka e mart .. e un tmarten e kam ters... cdo gje me duket me interesante se librat , imagjino me rri e kontrolloj ishat wtf .. iii pika zez tema esht per ishin e te dashurve .. po ku kam te dashur un hahahah ju pershendet SHATUSHI...if they'll get my mix outohumoristikkritiksatirikreflektim-ik

Letra 5
Ajo nuk eshte ish e dashura e te dashurit tim, Anabel, eshte thjesht nje femer e gjore qe sfidon ate bjonden psikopate te filmi "Obsessed" me Beyonce dhe Idris Elba.  I dashuri im e njohu ate rreth dy vite para lidhjes tone, gjate pushimeve verore ne nje vend bregdetar. Foli me te vetem 1 jave dhe per 1 jave, ajo u bind qe e dashuronte. Cmendurisht.

Pasi i dashuri u kthye ne Tirane pas pushimeve, ajo filloi ta persekutonte me mesazhe ne Facebook, "Jo une te dua, po si s'me dhe nje shans te te bej te lumtur, po sikur une te bej dicka qe te te ngele peng tere jeten...". Shkurt, kush i lexonte mesazhet, bindej qe vajza ishte e shqetesuar menderisht.

Ajo nuk mjaftohej me mesazhe ndaj te dashurit tim; pas kerkimeve te imtesishme, gjeti dhe Facebook-et e prinderve te tij dhe u coi mesazh edhe atyre, duke e detyruar te dashurin tim t'i bente block nga cdo adrese e mundshme. Nga 3 adresa e bllokoi, por adresat qe hapte ajo ishin te pafundme. Fut ketu edhe adresat e shoqeve, dhe nuk e di se si nuk trembeshin ato per shoqen qe kishin.

Doja t'i shkruaja qe kur i dashuri ma permendi si muhabet, por ai nuk deshironte te perzihesha pasi 1. ajo mund te merrte me shume zemer dhe 2. sikur e kishte rralluar dozen e mesazheve  Deri kur nje fat dreqi e solli me studime ne Tirane, fare prane te dashurit tim. Nje dite, ajo e pa ate ne rruge dhe aq qe, pati shperthim nervor, gjeti nje adrese shoqeje dhe ia bombardoi Inbox-in me mesazhe "Une besoja prej kohesh ne mrekulli, fati na solli bashke serish, me prit se po viiij".

Ketu nuk rrihej me pa u sqaruar muhabeti, madje nuk e di nese e ka lexuar mesazhin tim (politikat e Facebook-ut per te ta cuar mesazhin te Others kur s'jeni friends), prandaj per siguri i dergova friend request. Ajo ma pranoi, me zhbiroi ca foto ku kisha dale me te dashurin dhe do i kete rene pika, sepse qe atehere s'ka shkruar me. Ja qe duhen edhe fotot me te dashurin ndonjehere.

Mund te kete qene vertet semundje fiksimi i saj, por tani, ta persekutosh dike per 3 vite, nuk justifikon asgje. T'i shkruash edhe prinderve te djalit duhet te jesh me te vertete grada Zh (Pa fyerje Zhakline)

Madje njehere, lexova nje histori ketu te Anabel, e shkruar nga nje tjeter vajze qe u marros pas nje djali brenda javes, dhe mendova njehere mos ishte ajo, megjithese ajo vajza e mbyllte historine duke thene qe i kishte kaluar fiksimi dhe tani ishte djali ai qe i shkonte nga mbrapa. Mbase ishte vertet ajo dhe genjente veten e boten per t'u ndjere me mire, ku i dihet. E di qe historia eshte shkruar gjate e gjate, por sidoqofte mendoj se percjell mesazhin e rendesishem "Kontrollo emocionet dhe mesazhet "Others" 

Letra 6
Te kam shkruar shpesh analeb, smi ke postuar po ndoshta skam qen aq ineresante per tu publikuar po kjo eshte tema ime! Eshte semundja ime. Une nuk jam xheloze per te dashurin po per bashkeshortin... Ne kemi 10 Vjet bashke dhe 2 femije po une jam e semure pas nje ishit te tij. I kontrolloj cdo dite fb po sikur mos mjaftoje dhe vellait te saj goces tezes mikes se saj qe mos shoh ndonje koment nga kjo. Po jo vetem fb po cdo gje qe ka lidhje me emrin e saj edhe google shikoj cdo dite se mos ka shtuar noj gje te re. Im shoq flen rahat sa ven koken ne krevat fillo e gerhet po une ctamsirat kam qe mes te gerhiturave te tij te spiunoj jeten e nje gruaje tjeter. E bukura eshte qe une jetoj jashte dhe ajo fatkeqsisht jeton ne nje qutet me ne bashke me familjen e saj. Po une sa her dal hap syte gjithandej se mos na ktyqezohen rruget. Te betohem dua ta heq kte fiksim se bashkeshorti me do une e shoh ne cdo gje qe ben per mua dashurine e tij po sdi si tja bej. Me vjen keq per veten time!

Letra 7
Anabel pashe nje foto te burrit tim me nje yll dhe u trondita. Pastaj zbulova qe ajo ne foto paskerkesh qene une, por 20 kg me pak dhe pa dy lindje e pa 15 vjet me te njejtin njeri ne krevat, kolltuk,makine madje dhe ne wc. Nuk i besoja syve. Une isha ish-e dashura e burrit tim!! Jam shume ne ankth se mendoj qe ai e kerkon akoma ate dhe buk e gjen tek une. BUK thashe? Qyqa kam harru buken tek thekesja.

Letra 8
Prsh. Duke lexuar postimet mendova te shkruaj dhe une nje leter. Kjo per te ndare dhe une mendimin per ish te dashuren e te dashurit tim. Ne fakt per te kundershtuar ato cka lexova. Pash qe pothuajse te gjitha thoshin se e urrenin, e kishin zili ishen e te dashurit. Une jo. Absolutisht. Une kam 2 vjet e lidhur me A. Ish e dashura e tij I perket 5 viteve me pare. Ata ndenjen diku tek 1 vit e gjysem bashk. Madje jetuan 1 vit. Ajo ka bere shume per A. Aq sa ka ber dhe burg per te, ka lene familjen dhe shume shume te tjera. Gjithsesi u ndane. A e ka lene ne menyren me te keqe. Nk eshte interesuar per ate. Te dalim n tem. Ndodh te kontrolloj ndonjeher fb e tij. Diku tek 3 here I kam kap biseda me ate. Jam merzitur. Por gjithmon e ka gjetur dicka per tu shpjeguar, te tipit me shkruajti vete, I ktheva vetem nje pergjigje te mos ndihej keq, me eshte qepur dhe nuk me ndahet , sme le ajo rehat etj etj. Nuk e besoj. ( Do thoni qe pse nuk jam ndare) e drejte. Por me besoni qe ai e gjen dicka per ta nderruar muhabetin dhe per te me bindur ne ate moment. Une me A shkoj jashtzakonisht mire, madje e kemi bere dhe familjare lidhjen. Ka bere shume per mua. Por ka dicka, ne lidhje me ish te dashuren. Nuk mund te urrej ate, skam lidhje une me ate, eshte I dashuri ai qe duhet ti veri pikat mbi I. Eshte ai qe duhet ti ndaj gjerat. Nese ai nuk do , nuk e bezdis asnje goc tjeter. Por keta gacmojne vet, shkruajne dhe provokojne vete dhe pastaj jane ishet qe is lene rehat

Letra 9
eh moj anabel,ajo eshte makthi im me i madh,ne shkolle,ne pune,ne shtepi,kudo qe jam kerkoj te gjej gjera qe e lidhin ate me te dashurin tim,nuk gjej asgje ne fakt...nje dite e pashe ne urban e me erdhi ta vrisja,ishte hera e dyte qe e kisha perballe e uroj te jete hera e fundit...eshte shkaku i te gjitha zenkave tona,dhe e di qe gjithmone hija e saj do ma nxij cdo dite te jetes time..me vjen keq per veten dhe per njeriun qe kam ne krah,ai ma ka deshmuar gjithmone me vepra besnikerine e tij...

Letra 10
Mirmbrema Anabel. Shkova dhe un te profili atij faqeziut te pare. Para shume kohesh. Skishte gje,jo. Asgje te dyshimte. Fundja pune e madhe fort. A iku ai,cme duhej mua pjesa tjeter e cila mbulohej vetem nga kurioziteti? Ti beja nje m** te madh atij kuriozitetit   Anabel ai ishte i pari por fundi akoma spo shihet ne horizont. Pas atij vjen nje tjeter qe me rafte nje pike mua qe i bie ne qafe kot,ky vetem shoqeee i kishte ato te fotove (nga ato me te drejta). Sic isha dhe une shoqja e ketij ,ashtu ishin dhe pasardhesset te cilave u lash stafeten. Hajde nje e dy po i besoja si shoqe ,por albumi fotografik ishte si katalog modelesh,lloj lloj fytyrash . Nejseee. Pastaj vjen ky i voneshmi. Por keshtu ne pamje te pare sshquhet per ndonje donxhuan-llek ama me 100 femra kishte shkuar . Kot per kuriozitet ,ca eshte don zhuani ? Se ndoshta ose une ose ai nuk e kemi konceptin fort te qarte. Ky ishte djali qe skishte shanse te mund te shihje ndonje foto me ndonje femer,madje dhe une kurre nuk kam pasur deshire te publikoj foto me ndonje prej te lart-permendurve. Poooor ashtu si pa dashjeee shoh nje foto dyshuese ne instagram . Me vone ,kur ra njeher muhabeti,doli qe kjo ishte kusherira. Pas disa kohesh ate foto se pash me . Delete "this history". Me pak fjale,kurioziteti ca sben. Te germojme jo profilet e ish-ave por dhe profilet e ish-eve te ish-ave . Une kam kuriozitet te shoh ca do ndodhe pas disa vitesh,sepse tani seshte se kane kaluar shume kohe. Kaq o gra. Naten e gjithe te mirat.

Letra 11
Pershendetje Anabel Une nuk jan fare xheloze,,,as nuk ne intereson te shikoj profilin e ish ️te dashures Se tij,,,,problemi qendron Qe ajo nuk I shkruan ️te dashurit tim Por mua,,,une jetoj Jashte dhe I Dashuri Ime po ashtu,,,, Jemi ️te dy ne ️te njejtin qytet,,, Ajo jeton ne shqiperi,,, Se nga e kishte mar Vesh per muA se di,,,dhe me shkruan ne fb,,,me kishte ber Nje super roman per historin e Saj me te dashurin time... Me kishte Shkruar qe nuk e donte me dhe nuk ishte xheloze,,, Me fliste per karakterin e Tij dhe qe Ai eshte mashtrus,,,me pak fjal Po me hapte syt Nuk I shkruaja,,nuk me shqetsonte ky fakte,,,mirPo dhurimit tim po I vinte fundi dhe I shkrova,,,Duke I then Qe e shkuara tu per Mua Eshte e varrosur dhe nuk me int,,,️po moj Anabel ️po merte vesh ajo!!!!! Kam ren ne pik ️te hallit me te,,,nuk me shqyhet,,,I shkruan Ati me add tjera dhe mu dergon bisedat mua,,,Duke me then ka tjeter,,,e ben punen time ajo,,,️dhe une e quaj enxhulli Ime mbrojtes,,,pasi mundohet ️te ️Jet Shum e perpikte per ecurin e lidhjes sone,,, Uhhhhhh me Ka lodhur situata saj,,,me Eshte ber Si fantazem dhe ne Enderr sme shyhet,,,,jam ne pik ️te hallit me te,,,une as qe e njoh dhe Kurr se kam par,,,Vetem ne foto ne fb,,,️po qe do Hallet e mia skan fund,,,Tani ma filluar me shkruan e motra,,,me kercenon,,,do tbej kte e do tbej ate Kur ️te vish ne shqiperi,,,persitut qe u Mer ️te dashurin ️te tjerave,,,,dhe fjal qe nuk jan per tu than,,,nuk me Bejn duart tu Shkruaj Se jan Shume ️te turpshme,,,,Tani Anabel kontrolloj mesazhet Cdo dite Se Mbase do me vije ndonje sms nga gjyshja saj se ter fisi ️po me shkruajn,,,dhe lista e bllokut me eshte ber full nuk me pranon me jam lodhur

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb