Vajza 9-muajshe e Chris Brown e cila quhet Royalty, ka mbërritur ditën e djeshme në Hjuston me të ëmën e saj Nia Amey dhe motrën e madhe, për të takuar të atin ndërkohë që ai ishte në një koncert. Këto janë imazhet e sa të para për mediat, pasi testët e ADN-së zbuluan se Chris ishte babai i saj biologjik. Vogëlushja është fotografuar në krahët e njërit prej asistentëve të Chris ndërkohë që e ëma e saj 31-vjeçare mbante në dorë biberonin një batanije të vogël dhe takat e larta që nuk lejoheshin në autobuzin e turit të këngëtarit. Me të ishte edhe vajza e saj e madhe 13-vjeçare me të atin e së cilës Nia është divorcuar 11 vjet më parë.
Nia, ish-studente e infermierisë e më vonë modele, është mikeshë e Chris prej vitesh dhe me sa është raportuar, të dy kanë qenë mjaft të surprizuar kur kanë zbuluar se ai ishte babai i vogëlushes Royalty. Që prej këtij momenti, thuhet se Chris e telefonon atë rregullisht dhe duket mjaft i përkushtuar në rolin e tij të ri prej prindi. Ata të dy e mbajtën një gjë të tillë sekret për muaj të tërë, e madje edhe nga e dashura e Chris për 5 vitet e fundit, Karrueche Tran, e cila e mori vesh lajmin nga mediat. Ajo thuhet se ka qenë shoqe me Nian dhe pasi ka mësuar lajmin tronditës, e ka lënë menjëherë Chris Brown.
Burimi: Daiy Mail
#showbiz