Shendeti i Gruas

Fakte për periodat që duhet t’i lexojnë çunat

Shkruar nga Anabel

23 Qershor 2022

Fakte për periodat që duhet t’i lexojnë çunat

Pyetja 1: Kur nisin shenjat?

Teknikisht, periodat supozohet të funksionojnë si një cikël mujor, që do të thotë se kushdo është në gjendje të llogarisë se kur fillojnë dhe kur mbarojnë. Por, trupat e grave nuk funksionojnë si oraret e trenave (në Japoni) prandaj vështirë të përcaktohet. Ndonjëherë, shenjat nisin disa ditë, ndonjëherë një javë para e kështu me pak fjalë. Megjithatë disa nga shenjat më të zakonshme janë flokët e yndyrshëm, dhimbjet e mesit, fryrje dhe patjetër, patjetër, ndryshimet e gjendjes emocionale.

Pyetja 2: Keni shumë gjakderdhje?

Varet, sepse ndryshon në varësi të trupave të grave. Në ditë normale, diku te 30ml-80ml gjak, ndërsa në ditë jo të zakonshme, s’është çudi që të ketë shumë gjakderdhje. Këtë duhet ta keni parasysh këtë nëse shihni dikë që ka një shenjë të pantallonat ose çarçafët janë bërë pis.

Pyetja 3: Sa zgjasin?

Sinqerisht, nuk e dimë. Zakonisht 5-7 ditë, nga fillimi në fund. Por mund të ketë pak gjarderdhje pas përfundimit të periodave.

Pyetja 4: A mund të bëjmë seks?

Disa nuk ndihen rehat dhe preferojnë të mos bëjnë seks, ndërsa disa të tjera kanë më shumë dëshirë për shkak të hormoneve që rrisin dëshirën seksuale. Me pak fjalë, pyesni. 

Pyetja 5: Si është dita e parë e periodave?

Më e tmerrshmja.

Pyetja 6: Sa të forta janë dhimbjet?

Imagjinoni sikur përjetoni dhimbje të forta mesi, shpine dhe zona e barkut është e gjakosur pasi dikush (një boksier ndoshta) ju ka goditur aq fort sa nuk ngriheni dot. Pastaj imagjinoni sikur dikush vjen dhe ju lëndon zonën e gjakosur.

Pyetja 7: Çfarë të bëj unë që të ndihmoj sadopak?

Përveç blerjes së qetësuesve dhe linesave/tamponëve sa herë të kërkohet, mundohu të sillesh si normalisht. Me pak fjalë, askush nuk do të të ankohet nëse ble çokollata dhe i lë në frigorifer. Ah, ki kujdes! Kurrë, në asnjë mënyrë, as mos të të shkojë ndërmend t’i thuash asaj “bën kështu se je me periodat?”.  Në shumicën e rasteve, periodat janë arsyeja, por ti nuk duhet ta thuash. Gjithashtu nuk duhet të thuash: “Ti kështu bën çdo muaj” dhe “Mos e ekzagjëro”.

Burimi: Cosmopolitan

MOS I HUMBISNI