Shtëpia

Këto punime unike do t’ju frymëzojnë për arredimin e shtëpisë suaj

Shkruar nga Anabel

23 Qershor 2022

Këto punime unike do t’ju frymëzojnë për arredimin e

Në një epokë të sunduar nga rrjetet sociale, arkitektura dhe interior design po shkojnë vazhdimisht drejt trendeve, me produkte që “vdesin” sa hap e mbyll sytë. Prandaj gjithnjë e më tepër po fitojnë prestigj kompani që i japin vlerë jetëgjatësisë, cilësisë dhe produkteve që nuk bëhen kurrë pjesë e së kaluarës.

Prej më shumë se një dekade, Atlas Art Stone është një nga kompanitë më prestigjioze në vend për punimet artizanale me materiale si guri, graniti, mermeri, druri, kuarze dhe hekur. Siç mund ta shihni në fotot në vijim, Atlas ka krijuar me mijëra produkte që ruajnë identitetin e klientit, stilin personal, elegancën dhe funksionalitetin në një botë që ndryshon me shpejtësi.

Këto punime unike do t’ju frymëzojnë për arredimin e

Duke e pasuruar vazhdimisht koleksionin unik, Atlas ofron një gamë të gjerë produktesh si lavamanë, pllakë dushi, vaskë, oxhak, shkallë, bango kuzhine, pasqyra etj. Për shkak të materialeve të ndryshme dhe punime 100% me dorë, produktet e Atlas mund të përshtaten me çdo interior design, qoftë ky modern, mesdhetar, kontemporan, skandinav, industrial, minimalist etj.

Këto punime unike do t’ju frymëzojnë për arredimin e

Shihni këtë punim! A nuk është i mrekullueshëm? Kundroni me kujdes detajet dhe sa bukur do të përshtatej në shtëpinë tuaj ky lavaman që sjell në shtëpi një copëz natyre.

Këto punime unike do t’ju frymëzojnë për arredimin e

Ja edhe një tjetër: A nuk ofron ky punim një lidhje mes të brendshmes dhe natyrës jashtë? Krijimet artizanale të atlas mund ta shndërrojnë shtëpinë tuaj në një vend unik përmes shumëllojshmërisë së strukturave, ngjyrave dhe materialeve.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Atlas Company (@atlas_art_stone)

Falë një stafi të kualifikuar dhe me një përvojë të gjatë në treg, Atlas i kushton rëndësi jo vetëm dizajnit të brendshëm, por edhe ambienteve të jashtme. Skulpturat, nga përmasa të vogla e deri te ato gjigante me lartësi disa metra, i japin identitet çdo hapësire që ka zgjedhur t’ia besojë stilin Atlas.

Këto punime unike do t’ju frymëzojnë për arredimin e

Çfarë është unike dhe frymëzuese për punimet e Atlas është aftësia e kompanisë për të krijuar produkte që mund të përshtaten me çdo tip personi dhe ambienti. A nuk duket kjo hapësirë si një kopertinë e Architectural Digest?

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Atlas Company (@atlas_art_stone)

A nuk ju përcjell edhe ju fotoja e mëposhtme ndjesinë e një ambienti ku do të jetonte përherë i lumtur dikush që adhuron dizajnin skandinav?

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Atlas Company (@atlas_art_stone)

“Për momentin ne kemi gjendje mbi 500+ lavamanë dhe me qindra produkte të tjera. Të gjitha janë punuar 100% nga artizanët tanë dhe dëshmojnë klient pas klienti se i kanë rezistuar kohës, qoftë në cilësi ashtu edhe në trend,” thanë përfaqësues të Atlas për Anabel.

Të frymëzuar nga natyra dhe të skalitur me kujdes deri në detajet më imcake, krijimet e Atlas përcjellin art përmes bukurisë së gurit, një element i pandashëm nga njerëzit ndër shekuj.

Këto punime unike do t’ju frymëzojnë për arredimin e

Tani na thoni, a nuk doni të arredoni menjëherë shtëpinë ose ambientet e jashtme? Ç’prisni? Për më shumë informacion për Atlas Art Stone dhe veprat e tyre të artit, mund të kontaktoni në të dhënat e mëposhtme ose të vizitoni ambientet e tyre në rrugën “Rinia”, lagjja “Visarion Xhuvani”, Elbasan.

Tel: +355 696 678 888
Website: atlasartstone.com
Email: [email protected]
Instagram: atlas_art_stone
Facebook: Atlas ArtStone