Celebrity

Linja e produkteve “Rhode”: Hailey Bieber hidhet në gjyq

Shkruar nga Anabel

22 Qershor 2022

 

 

Linja e produkteve “Rhode”: Hailey Bieber hidhet në gjyq
Getty Image

Hailey Biber lançoi markën e saj për përkujdesjen e lëkurës dhe mori shumë kritika pozitive, ama, edhe një akuzë mbi përdorimin e emrit. Kompania e modës, “RHODE”, me themeluese Purna Khatau dhe Phoebe Vickers hodhën në gjyq Hailey Bieber për përdorimin e emrit në linjën e saj të përkujdesjes së lëkurës, duke firmosur dokumentet dhe nisjen e procesit gjyqësor në New York.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by RHODE (@shoprhode)

Khatau dhe Vickers u shprehën se kompania ka punuar shumë për të ngritur emrin dhe për të mbajtur një reputacion të mirënjohur, duke marrë parasysh që është një markë e preferuar nga Beyonce, Rihanna dhe Mindy Kaling, ndaj presin që gjatë këtij viti, të dëmshpërblehen me plot 14.5 milionë dollarë.

Bieber e prezantoi markën e saj këtë muaj, ndaj themeluesit e “RHODE” (markës së modës), pretendojnë se përdorimi i emrit të kompanisë së tyre shkakton konfuzion në treg, duke theksuar edhe se tashmë marka e tyre është prekur negativisht.

Linja e produkteve “Rhode”: Hailey Bieber hidhet në gjyq

“Ne jemi shumë të shqetësuar për të ardhmen”, - u shpreh Khatau, - “në këtë markë kemi kontribuar me gjak, djersë dhe lot për vite me radhë. Është zhgënjyese që një grua sipërmarrëse po mundohet të shkatërrojë atë që kemi ndërtuar”.

Gjithashtu, në deklaratë, Vickers përmendi edhe një situatë, ku në TikTok, Hailey iu përgjigj një fanseje e cila e pyeti nëse do të krijonte një linjë veshjesh me të njëjtin emër. “Veshjet po vijnë", - u shpreh Hailey.

Ato shtuan se Hailey ishte në dijeni të plotë të markës së tyre, pasi para 4 vitesh ishte munduar që të blinte të drejtat për të përdorur emrin e kompanisë, por themelueset nuk e pranuan kërkesën e saj.

MOS I HUMBISNI