Celebrity Style

E ndjejmë që ju duhen një palë xhinse të shkurtra si këto të Meghan Markle

Shkruar nga Anabel

21 Qershor 2022

E ndjejmë që ju duhen një palë xhinse të shkurtra si

Nëse Kate Middleton na frymëzon për fustanet aq elegante dhe me shije të hollë, Meghan Markle është burim frymëzimi kur duam një miks të modernes dhe finesës tek veshjet e përditshme. 

E ndjejmë që ju duhen një palë xhinse të shkurtra si

Zgjedhja e fundit e princeshës përshembull ishte xhinsi! Meghan i bëri një palë xhinse të shkurtra vere të duken fare të zakonshme duke i veshur sipas mënyrës së saj. E fokusuar 100% tek princ Harry që luante ndeshjen e tij të polo-s në Santa Barbara, Meghan dukej sa e thjeshtë, praktike aq edhe e veshur me shumë klas! Xhinset e shkurtra, Markle i kombinoi me një këmishë po xhins me mëngë të kthyera dhe një pulovër ngjyrë kafe të hedhur krahëve. 

E ndjejmë që ju duhen një palë xhinse të shkurtra si

Veshjes i përshtati sandalet minimaliste prej lëkure po në ngjyrë kafe dhe një palë syze oversize për të mos patur asnjë lidhje me diellin. 

E ndjejmë që ju duhen një palë xhinse të shkurtra si

Lajmi i mirë? Veshjen e Meghan e rikrijoni fare lehtësisht dhe mund të dukeni po kaq klas nëse bëni zgjedhjen e duhur për secilin prej elementëve.

E ndjejmë që ju duhen një palë xhinse të shkurtra si

Burimi: Who What Wear