News

Pse Mimoza Ahmeti do të largohet nga Big Brother

Opinionistja e reality show-t “Big Brother Albania”, poetja Mimoza Ahmeti, ka deklaruar në faqen e saj në Facebook se është në dyshim për vazhdimësinë e pjesëmarrjes së saj në këtë spektakël. Shkak për këtë, sipas saj, është bërë një foto e montuar nga opinionisti Olti Curri mbi debatin e saj me banorin e larguar nga shtëpia javën e kaluar, Edisonin.  Mimoza sugjeron se kjo fotografi është bërë qëllimisht për të krijuar një konflikt mes saj dhe Edisonit. Ajo gjithashtu tregon se ky i fundit i ka treguar se atij i është bërë një video e cila transmetohet me shkurtime dhe sipas tij edhe kjo ishte bërë nga Olti Curri, të cilin e quan ‘gazetar të Top Channel. “I thashë O.Currit, ‘O vëre të plotë, o hiqe atë video’, ai më tha ‘e di vetë ça bëj me faqen time’,” shkruan Mimoza.

Mimoza Ahmeti njihet gjerësisht nga publiku shqiptar si një person mendjehapur që nuk është shqetësuar kurrë për çka kanë thënë të tjerët për të dhe është e çuditshme sesi një person kaq i lirshëm të preket nga diçka që dihet se bëhet ekskluzivisht pë të shkaktuar humor.

 Ajo vazhdoon më tej duke shtuar se i ka kërkuar organizatores së spektaklit, Zefina Hasani, numrin e telefonit të Edisonit por ajo nuk ia ka dhënë e madje sipas Mimozës, ajo edhe i ka fikur telefonin.

“Kjo mungesë korrektësie, duke më fikur edhe telefonin, më bën të mendohem edhe një herë, nëse pjesëmarrja ime në Big Brother si opinioniste do të vazhdojë apo jo. Edisoni më priti me shumë mirëkuptim dhe më dha fjalën se nesër do të paraqitemi të dy në media për të deklaruar këtë papërgjegjësi të rrezikshme,” shkruan ajo.

Mimoza rrëfen se gjithashtu ka tentuar të komentojë në faqen në Facebook të “Big Brother Albania” nën foton në fjalë por komenti i saj fshihej në moment, gjë që ajo e quan një “censurë të frikshme”. 

Edhe Olti Curri ka reaguar për këtë ngjarje. Ai ka shkruar në Facbook duke iu drejtuar drejtpërdrejt Mimoza Ahmetit se posterat që ai krijon, janë pjesë e humorit ët tij dhe se ajo, duke qenë vetë një person që e përdor humorin, duhet ta kuptonte një gjë të tillë. “Nëse humori im është ndryshe nga i joti duhet të tregosh edhe tolerancë. Unë jam Olti Curri gazetar i ‘Olti Curri fan-page’, blog me komente për spektakël & art. Kam një emision në Top Albania Radio por vijen editoriale të faqes time nuk e cakton absolutisht Top Channel,” shkruan ai.

Olti shprehet se mbi akuzat se ai ka tentuar të krijojë një konflikt midis Mimozës dhe Edisonit nuk ka koment, por megjithatë ai uron që ajo të vazhdojë të jetë opinionistja e spektaklit. Në fund, ai e sqaron Mimozën se faqja ku asaj i janë fshirë komentet, nuk është faqja zyrtare e “Big Brother Albania”.

Ndërkohë ende nuk ka një reagim nga organizatorët e reality show-t.

#showbiz

REELS

Dhjetori është muaji i zgjedhjeve të bukura, i kombinimeve të reja dhe i garderobës që merr pak më shumë vëmendje. Te @paene.al , ky sezon vjen me rehati, elegancë dhe detaje që bëjnë diferencën, sepse çdo sezon meriton një fillim të bukur. 🤍

Good hair days just got better. 🩷 Bukuria e flokëve fillon nga cilësia. Hair Extensions nga @perfect.beautyzone janë të punuara me flokë natyral, të krijuara për të dhënë volum, gjatësi dhe një pamje që duket krejtësisht natyrale.

Artistja e njohur Elhaida Dani ka fituar rolin e Esmeraldes ne versionin italian te musicalit te famshem “Notre Dame de Paris” nga Riccardo Cocciante. Dani, ish-fituesja e edicionit te parë të “Voice of Italia” ka vite që performon në rolin e Esmeraldes (nga viti 2016), ne versionin francez, duke dhene shfaqje sold-out ne teatrot me te medha te botes nga Parisi ne Singapor. Si nje Esmeralda italiane, Elhaida do te performoje ne teatrot me te mira te Italise, duke perfshire edhe 4 netë ne Arena di Verona. “Notre Dame de Paris” eshte nga prodhimet e llojit “musical” me te famshem ne bote dhe ka nje cmim Guiness per hapjen me te suksesshme ndonjehere te nje musical. Prej 27 vjetesh, kjo shfaqje franceze e kompozuar nga Riccardo Cocciante dhe e shkruar nga Luc Plandomon, eshte vene ne skene mbi 5000 here dhe eshte pare nga me shume se 15 milion spektaktore.

Një fustan i bukur e ndryshon menjëherë ndjesinë e festave. ✨ Koleksioni festiv i @kraspiofficial vjen me deri në 50% ulje: i krijuar për netët që kërkojnë më shumë shkëlqim dhe prani. Një koleksion i menduar për ty që, sapo hyn në një dhomë, ndryshon energjinë e saj.

Është zhvilluar në Durrës Turneu Kombëtar i Basketbollit të Unifikuar 2025, një ditë plot plot pozitivitet,sport dhe momente frymezuese. Special Olympics Albania, me mbështetjen e Coca-Cola, solli në fushë mbi 150 sportistë që na kujtuan se sporti është për të gjithë. Një event që inspiroi, bashkoi dhe tregoi sa bukur është kur talenti dhe përfshirja shkojnë krah për krah. ❤️✨ #UnifiedSports #CocaColaBottlingShqipëria #SpecialOlympics #BasketballForAll

Lëkura jote meriton më të mirën dhe ky është momenti. ✨ Përfito 35% ulje në të gjitha injeksionet gjatë ofertës festive në Dermaluxe Clinic Tirana. Kujdes i avancuar dhe rezultate të sigurta. @dermaluxe_clinic_tirana ℹ️ Për më shumë informacion, shkoni në stories / highlights.

Ishte diss për nusen apo diçka e lezetshme për t’u përmendur? Po nusja po qesh nga sikleti apo e vlerësoi fjalimin e tij? Si e shihni ju këtë moment viral?

Shakira këndon me djemtë e saj në Buenos Aires

🚘 @auto.trego është një platformë moderne shqiptare për shit-blerje automjetesh, që ofron një përvojë të shpejtë dhe efektive ⬇️ ▪️ Publikimi i makinës është falas dhe procesi është shumë i thjeshtë. ▪️ Website me dizajn të pastër dhe filtra të avancuar kërkimi, që mundësojnë gjetjen e makinës sipas çmimit, vitit, markës dhe kilometrave. ▪️ Në platformë mund të krijoni profile, të shisni ose të ruani makinat e preferuara dhe të kontaktoni shitësit direkt. ▪️ Audienca është e fokusuar ekskluzivisht në tregun e automjeteve, duke garantuar blerës dhe shitës realë.

😂🥰 . . Credits: @erolajons