Celebrity

Pete Davidson nuk i kursen batutat mbi vaginën e Kim Kardashian o.O

Shkruar nga Anabel

16 Qershor 2022

Pete Davidson nuk i kursen batutat mbi vaginën e Kim Kardashian o.O

Kim dhe Pete nuk kanë aspak turp të bëjnë shaka për jetën e tyre seksuale. Rishtazi, në episodin e ri të “The Kardashians”, ndërkohë që çifti po rrëfente një ngjarje, Kim i ndërpreu fjalën të dashurit të saj, për t’i prezantuar një prej anëtareve të ekipit të xhirimeve.

“Ajo di gjithçka për mua. Me shumë mundësi ka parë edhe vaginën time” – tha Kim për anëtaren e ekipit, me të cilën njihej prej 14 vitesh. (Super mënyrë për të prezantuar dikë që të njeh për vite me radhë).

“Më shumë se unë?”, - pyeti Pete, referuar vaginës së Kim.

“Jo, jo më shumë se ti, por me shumë mundësi e ka parë”, - u përgjigj Kim.

Çfarë tha vajza e xhirimeve? E mohoi ta kishte parë, por Kim s’u ndal me kaq. “Do shkojmë deri aty. Duhet disa kohë për të parë vaginën time, por gjithsesi mund ta kërkosh në internet. Po bëj shaka”, - tha ylli i “The Kardashians”, duke qeshur.

Epo, mesa duket, Pete di të bëjë shaka me çdo gjë, ama as Kim (dhe vagina e saj) nuk mbeten pas.  

Artikuj të sugjeruar:

 

MOS I HUMBISNI