Biznesi

Bill Gates thotë se kriptomonedhat dhe NFT janë një mashtrim

Shkruar nga Anabel

16 Qershor 2022

Bill Gates thotë se kriptomonedhat dhe NFT janë një mashtrim

Kur vjen puna te kriptomonedhat dhe NFT, Bill Gates mos e llogarisni.

Sipas Bill Gates, këto tendenca të aseteve dixhitale janë 100% të bazuara në atë që njihet si “fool theory” – në financë, ky term sugjeron se ndonjëherë mund të fitoni para përmes blerjes së aseteve të mbivlerësuar me shpresën për t’i shituar më vonë me një çmim edhe më të lartë.

Në këtë kontekst, një “budalla” mund të blejë një produkt duke shpresuar se do t’ia shesë një “budallai më të madh” dhe të nxjerrë fitime. Kjo funksionon për sa kohë ka mjaft “budallenj më të mëdhenj” të gatshëm të paguajnë çmime gjithnjë e më të larta. Megjithatë, vjen një moment kur investitorët bëhen të vetëdijshëm për vlerën e mbivlerësuar të asetit.

Në një konferencë për TechCrunch, Gates u tall me me Bored Apes NFT, duke bërë shaka se "imazhet dixhitale të shtrenjta të majmunëve" do ta "përmirësojnë botën jashtëzakonisht.”

Bill Gates thotë se kriptomonedhat dhe NFT janë një mashtrim

NFT janë njësi unike të të dhënave të ruajtura në një libër dixhital. NFT-të transformojnë veprat dixhitale të artit dhe koleksione të tjera në asete unike, të verifikueshme që janë të lehta për t'u tregtuar në blockchain.

Komentet e tij vijnë në një kohë kur bitcoin dhe kriptomonedhat e tjera po humbasin vlerën. Bitcoin arriti nivelin më të lartë të të gjitha kohërave prej 69,000 dollarë në nëntor të vitit 2021. Që atëherë, kriptomonedha më e vlefshme në botë ka humbur dy të tretat e vlerës së saj, duke rënë nën 23,000 dollarë. 

MOS I HUMBISNI