Komentet e para të këngës së fundit të Lizzo-s, 'Grrrls", nuk ishin aq pozitive sa të këngës së saj të mëparshme, tashmë virale në TikTok, "About Damn Time".
Njerëzit filluan të kritikojnë menjëherë këngëtaren për përdorimin e fjalës "spaz" në tekst.
Spaz - është term ofendues, që përshkruan dikë "të paaftë".
Fare pak kohë pas kritikave, Lizzo ndryshoi me shpejtësi tekstin e këngës dhe postoi një deklaratë në rrjetet sociale në lidhje me gabimin e saj dhe korrigjimin e mëvonshëm.
"Më lini të sqaroj diçka: Unë kurrsesi nuk do promovoja një gjuhë nënçmuese. Si një grua me ngjyrë, e shëndoshë në Amerikë, janë përdorur shumë fjalë lënduese kundër meje, kështu që e kuptoj fuqinë që mund të kenë fjalët, qoftë me dashje apo pa dashje, si në rastin tim."
Më pas, këngëtarja thotë se tashmë ajo pjesë e tekstit është ndryshuar.
— FOLLOë @YITTY (@lizzo) June 13, 2022
Burimi: Glamour