Metropolitan

Pas gjyqit, Amber Heard jep intervistën e parë

Pas gjyqit, Amber Heard jep intervistën e parë

Për herë të parë pas gjyqit më të famshëm, në të cilin fitoi Johnny Depp, ish-gruaja e tij, Amber Heard flet për herë të parë publikisht për “NBC News” në një intervistë me Savannah Guthrie.

Amber Heard ka adresuar rolin e medias dhe favorizimin që kjo e fundit i bëri Johnny Depp, duke thënë: “Nuk mund të më thuash se mendon se (gjyqi) ka qenë i drejtë”.

Në periudhën në të cilën është zhvilluar gjyqi, Johnny Depp ka marrë të gjithë vëmendjen e internetit, veçanërisht në Twitter, YouTube dhe TikTok. Një pjesë shumë e madhe e përdoruesve ishin në anën e tij, duke krijuar edhe një hashtag të dedikuar #justiceforjohnnydepp. Të njëjtën gjë bënë edhe mbështetësit e Amber, me hashtag-un #justiceforamberheard. Ai që mbështeste Johnny-n ka arritur 20 miliardë shikime, në krahasim me #justiceforamberheard që ka arritur 80 milionë klikime.

“Edhe dikush që është i sigurt që unë e meritoj të gjithë këtë urrejtje, edhe nëse mendon se jam duke gënjyer, sërish nuk më shikon dot në sy dhe të më thotë se media ka bërë një pasqyrim të drejtë (të situatës)”, u shpreh aktorja e “Aquaman 2”.

Pas gjyqit, Amber Heard jep intervistën e parë
Michael Reynolds / POOL/AFP via Getty Images

Heard ka vënë në pah të gjithë këtë mbështetje të Depp, e cila sipas saj pati një impakt të madh në vendimin gjyqësor. Ajo u ndal edhe te verdikti i jurisë, duke thënë se e kupton shumë mirë vendimin e gjykatës, si dhe e di që Johnny është një personazh shumë i dashur për njerëzit. “Ai është një aktor fantastik”, u shpreh Amber, ndërkohë që justifikoi edhe vendimin e jurisë. “Nuk i fajësoj. Në fakt, i kuptoj. Ai është personazh shumë i dashur dhe njerëzit ndihen sikur e njohin”, tha Amber, referuar ish-bashkëshortit të saj.

Gjyqi mes dy palëve ka marrë vëmendjen e të gjithë botës, duke përfshirë në një furtunë mendimesh dhe opinionesh internetin dhe personazhë të famshëm, në sajë të detajeve që dolën në dritë nga dëshmitë e ndryshme të Amber dhe Johnny. Historia e kësaj çështjeje daton në 2018-ën, ku Heard shkroi një artikull në të cilin pretendonte se kishte përjetuar dhunë, pa përmendur emra, por ishte e qartë që i kushtohej Johnny Depp. Ndërkohë që të dy ish-bashkëshortët akuzuan njëri-tjetrin për dhunë, u zhvillua gjyqi në të cilin u paraqitën dëshmi, prova të dhunës, video ku tregonin gjendjen e rënduar psikologjike të Johnny Depp dhe në fund të gjithë këtij rrugëtimi, aktori i “Pirates of the Caribbean” triumfoi.

Artikuj të sugjeruar:

REELS

Ish-miss-i shqiptar, Agnesa Vuthaj, do të bëhet nënë për herë të parë.

Lore jeton në flluskën e saj dhe mirë e bën 😂

Kujdesuni dhe stiloni flokët me STYLPRO Red & Infrared Thermal Brush nga @skin.care.albania , një kombinim perfekt i teknologjisë së avancuar të nxehtësisë me fuqinë e dritës së kuqe (Red LED) dhe infra të kuqe (Infra-Red) për flokë më të butë, më të shëndetshëm dhe plot shkëlqim.

@smartentry_al ka hapur dyqanin e ri në Rrugën e Durrësit, pranë gjimnazit “Qemal Stafa”, sepse disa gjëra duhen parë, prekur dhe provuar live. Kaloni njëherë, hidhni një sy nga afër dhe mos harroni: uljet vazhdojnë. 😉

Gjesti është rikthyer në rrjetet sociale me një mesazh për ndjekësit e tij që pas humbjes tragjike të vëllait në shtator të këtij viti. Ai ka falenderuar të gjithë njerëzit për mbështetjen e treguar gjatë kësaj periudhe të vështirë për familjen. Për më shumë detaje klikoni linkun në stories.

E eliminuar nga gara, Shkurta Haxhiu, shprehu hapur pakënaqësitë e saj ndaj produksionit të BBVK, duke theksuar se nuk kishte pasur mundësi të mjaftueshme për të treguar historinë e saj personale. Ajo gjithashtu kritikoi opinionistet Leonora Jakupi dhe Olta Gixhari, duke i akuzuar për qasje të njëanshme dhe mungesë empatie. Shkurta ironizoi duke thënë se shpreson që “Big Brother VIP Albania” ta vlerësojë. Pas kësaj, moderatorja Jonida Vokshi i tha se duhet të ishte më mirënjohëse në jetë dhe e ftoi të largohej nga studio. Disa ndjekës bien dakord me Jonidën, ndërsa të tjerë e kanë kritikuar për faktin që, sipas tyre, ajo e përzuri Shkurtën nga studio në mënyrë të pasjellshme.

3 produkte must nga @jeclaire.al , një linjë farmaceutike francezo-greke e sjella në Shqipëri nga @dr_ledi . Të treja produketet dhe shumë të tjera, i keni me 20% ulje këtë fundvit❗️

Përmes “Bëj ofertën tënde”, @viaanabel_al ju mundëson të përzgjidhni produktet që dëshironi dhe të propozoni vetë çmimin për to. Një proces i thjeshtë, transparent dhe i ndërtuar për klientë që e dinë qartë çfarë kërkojnë. ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

❤️❤️❤️

Në një botë ku gjithçka ekspozohet, luksi i vërtetë është të mos kesh nevojë të shfaqesh. @echelonet u shërben individëve dhe bizneseve që kërkojnë zgjidhje të zgjuara, të sigurta dhe të personalizuara - pa vëmendje të panevojshme. Nga udhëtimet private dhe mikpritja luksoze, te pronat e përzgjedhura, zhvendosjet ndërkombëtare dhe menaxhimi i stilit të jetesës, çdo shërbim ndërtohet mbi një parim të vetëm: klienti mbetet i mbrojtur, i qetë dhe në kontroll. ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

After the trial, Amber Heard gives the first interview

Pas gjyqit, Amber Heard jep intervistën e parë

For the first time since the most famous lawsuit, in which Johnny Depp won, his ex-wife, Amber Heard speaks publicly for the first time for "NBC News" in an interview with Savannah Guthrie.

Amber Heard addressed the role of the media and the latter's favoritism to Johnny Depp, saying: "You can not tell me that you think (the trial) was fair."

In the period in which the trial took place, Johnny Depp has received all the attention of the internet, especially on Twitter, YouTube and TikTok. A very large number of users were on his side, also creating a dedicated hashtag #justiceforjohnnydepp. Amber supporters did the same, with the hashtag #justiceforamberheard. The one who supported Johnny has reached 20 billion views, compared to #justiceforamberheard which has reached 80 million clicks.

"Even someone who is sure that I deserve all this hatred, even if he thinks I am lying, still can not look me in the eye and tell me that the media has made a fair coverage (of the situation)", u says the actress of "Aquaman 2".

Pas gjyqit, Amber Heard jep intervistën e parë
Michael Reynolds / POOL / AFP via Getty Images