Anonim të lutem

45+ shqiptarë tregojnë për kombinime të çuditshme ushqimesh

Shkruar nga Anabel

12 Qershor 2022

45+ shqiptarë tregojnë për kombinime të çuditshme

Qofte me shalqi? Fileto pule me banane? Çokollatë më ullinj? Çaj me majonezë? Po, e dimë: Shumë të çuditshme. Por, prisni sepse ka edhe më keq. Lexoni në vijim disa kombinime të çuditshme ushqimesh të thëna nga ndjekësit tanë në Instagram.

1. Dardhë e butë (si e verdhë) me gouda dhe chardonnay. Super seksi si kombinim.

2. Bukë lepurushi me gjalpë dhe banane.

3. Kastravec me sheqer.

4. Pjepër me proshutë krudo.

5. Qofte me shalqi.

6. Bukë me krem çokollate dhe djathë të bardhë sipër.

7. Raki ose birrë me bakllava.

8. Pilaf me majonezë sipër.

9. Makarona me sheqer.

10. Pjepër ose mollë me djathë dele/dhie dhe bukë.

11. Djathë, arra dhe bukë.

12. Hurma të buta me bukë.

13. Bakllava me xaxiq.

14. Fileto pule me banane.

15. Pastërma dhe lëpirëse me shija Cola-Cola.

16. Bukë me makarona.

17. Sallam dhe rrush.

18. Krem çokollate me ullinj.

19. Shalqi me kos.

20. Vezë e zier me reçel.

21. Mjaltë, mustardë dhe vezë.

22. Çibuk me rigon + akullore.

23. Mollë jeshile me djathë dhie.

24. Djathë me portokalle.

25. Domate turshi me bukë me reçel fiku.

26. Kokoshka me akullore.

27. Vezë e skuqur me ketchup.

28. Hurmë me kos.

29. Shalqi + tavë me patëllxhan.

30. Fik, djathë kaçkavall dhe kumbulla të thata.

31. Çaj me majonezë.

32. Bukë të ngjyer me shëllirë djathi.

33. Tost me rrush.

34. Byrek me spinaq + qumësht me sheqer.

35. Gjalpë me mollë jeshile.

36. Patate në furrë me kanellë.

37. Tortë me ullinj.

38. Bamje me shalqi.

39. Pilaf me portokall.

40. Coca-Cola me kikirikë brenda.

41. Patate me akullore.

42. Banane me patatina.

43. Speca të skuqur me sheqer.

44. Mishi i bardhë i gjelit të detit me sherbet bakllavaje.

45. Domate me krem çokollate.

46. Krem çokollate me hurdhër.

47. Oriz me limon.

48. Bukë me rrush dhe djathë.

Artikuj të rekomanduar:

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

Bëhu pjesë e shorteut Coca-Cola

Fito çdo javë një Smart TV.

Ad by Mediadesk.al

MOS I HUMBISNI