Celebrity

Khloé Kardashian thotë se Kim ka rënë në dashuri me Pete Davidson

Shkruar nga Anabel

12 Qershor 2022

Khloé Kardashian thotë se Kim ka rënë në dashuri me

Ditët kalojnë dhe marrëdhënia e Kim Kardashian me të dashurin e saj, Pete Davidson duket se po bëhet *goxha* serioze. I kemi parë të dy në tapetin e kuq, në Instagram, me të njëjtën ngjyrë flokësh…Ama, deri tani, Kim nuk e ka pohuar kurrë se “është e dashuruar” me Pete.

Kur u përball me pyetjen “A e dashuron Pete?”, të cilën ia bëri një prej kameramanëve të serialit “The Kardashians”, Kim buzëqeshi vesh më vesh dhe tha “Nuk është puna jote”. Fiks këtë moment, e postoi një fans në Twitter duke thënë “Kimberly është E DASHURUAR lmao është kaq e lezetshme”.

Khloé e pa dhe sigurisht replikoi duke thënë: “A nuk është (e lezetshme)??? Ajo është E DASHURUUUUAR.”.

Kim duket shumë e përkushtuar dhe e lumtur në marrëdhënien e saj me Pete, të cilin e njohu në një prej episodeve të “Saturday Night Live”, ku të dy rikrijuan Aladinin (Pete) dhe Jasmine (Kim), në kohën moderne. Asokohe ndodhi edhe një puthje “kinematografike”, e cila krijoi kiminë dhe romancën e duhur.

Artikuj të sugjeruar:

 

MOS I HUMBISNI