Fashion & Beauty

Zen: Brenda filozofisë që ka fuqinë të na ndryshojë trupin dhe mendjen

Zen: Brenda filozofisë që ka fuqinë të na ndryshojë

Një nga shprehjet "pesha" e së cilës rritet pas çdo dite më besoni që është: "Bukuria vjen së brendshmi". Me siguri tani që e lexuat këtë po reagoni me menefregizëm duke thënë me vete "ç'na the", por mos u nxitoni të dilni në përfundime. 

Zen: Brenda filozofisë që ka fuqinë të na ndryshojë

Me dëshirën për t'u dukur bukur dhe rrjedhimisht për t'u ndjerë mirë ndjekim  trende të reja, i besojmë gjërave sipërfaqësore që thjesht bëjnë zhurmë duke harruar atë që vlen: të investosh në diçka që do të ta kthejë "mundin", por a mund të ta kthej mundin një vepër arti siç është trupi ynë, nëse nuk kujdesemi dhe e ruajmë me fanatizëm?

Filozofia e kësaj që lexuat deri tani, përputhej 100% me atë të Zen House, që do ta quaja pa frikë një tempull mirëqënieje që i bashkohet Tiranës. Zen, një klinikë mjekësore-estetike pranë Kopështit Botanik, është një nga ato pak vende autentike që ka kryeqyteti që dallohet për siguri, origjinalitet dhe fokusin kryesor tek shëndeti. Parimi i Zen është sa i thjeshtë aq edhe “i shenjtë”- “Mënyra më e thjeshtë për t’u kujdesur për të ardhmen është të kujdesesh për momentin e tanishëm!”

Zen: Brenda filozofisë që ka fuqinë të na ndryshojë

E hapur në dhjetor të 2021-shit, qëllimi i Zen është të jetë inovativ në atë çfarë ofron përmes teknologjisë së fundit në pajisje, teknika dhe disiplina të ndryshme. Në Zen House gjeni shërbime duke nisur që nga terapitë e kontaktit me duar, tek seancat e fizioterapisë së thjeshtë, epilimi me lazer, çdo trajtim të fundit për trupin dhe fytyrën, e deri tek ato më të veçantat si kiropraktika, apo mjekësia natyropraktike.

Zen House beson tek kombinimi që s’gënjen kurrë: ai mes shkencës dhe prekjes njerëzore për të ruajtur balancën e së bukurës. “Rino trupin dhe shpirtin” brenda atyre ambienteve s’është vetëm një slogan, por mendësi që karakterizon çdo proces që mjekët dhe specialistët marrin përsipër.

Në Zen ofrohet ajka e çdo shërbimi që stafi dhe mjekët kanë marrë përsipër të kryejnë me 100% siguri! Zen House ka zgjedhur të jetë besnik me cilindo që hyn në atë derë, që do të thotë se kuron çfarë s'mund të kurojë dhe aq më pak të përfitojë prej klientit.

Zen: Brenda filozofisë që ka fuqinë të na ndryshojë

Pika më e fortë e Zen është pikërisht ndjekja individuale e çdo pacienti, në të gjitha disiplinat. Koha që një pacient shpenzon në Zen është e gjitha e dedikuar për të, nevojat dhe ecurinë e tij. Vërtetë aty do të gjeni teknologjinë më inovative, por kjo nuk do të mjaftonte nëse nuk shoqërohet me përkushtimin, kërkesat dhe nevojat hap pas hapi të pacientëve në çdo shërbim që ofrohet.

Në fakt, gjithçka është e qartë për Zen që nga momenti që zgjodhi logon që do ta përfaqësonte: simboli i rrethit Enso, i quajtur ndryshe si rrethi i jetës me gjithë mesazhet që mbart duke nisur nga forca, eleganca, gjendja shpirtërore dhe ajo mendore. 

Zen: Brenda filozofisë që ka fuqinë të na ndryshojë

Vetëm të hysh në Zen House merr përgjigje për shumë pyetje që ju kanë munduar prej kohësh. Kupton, sa para, kohë dhe energji ke harxhuar në vendet e gabuara, por mbi të gjitha bindesh  se t'i kushtosh rëndësi luksit dhe dukjes është asgjë nëse çfarë po të ofrohet s'të jep siguri, rezultate dhe prakticitet. Zen House, siç ka emrin të jepte energji qetësuese dhe të bënte ta kuptojë vetë pse je fiks në vendin e duhur!

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb