Flokët

Si të bësh që flokët të qëndrojnë kaçurrela

16 Mars 2015

Si të bësh që flokët të qëndrojnë

1.Shmangni balsamin 
Ose vendosni shumë, shumë pak sepse flokët tepër të buta e të rrëshqitshme nuk qëndrojnë kaçurrela.

2.Përgatitini me shkumë
 Merrni një sasi shkume  në masën e një topi tenisi dhe aplikojeni në flokë pak të lagur ose të thatë nga rrënjët tek majat.(Sugjerohet Davines Curl Mousse)

3.Shtoni llak 
  Në momentin që flokët tuaj janë tërësisht të thatë, merrni me rradhe tufa flokesh nga 5cm te gjera dhe aplikoni llak ne to. (Sugjerohet Davines Medium Hairspray)

4.Kapini kaçurrelat 
Pasi t’i keni bërë flokët me mashë apo pajisje tjetër, është e rëndësishme që t’i kapni ato me karfica. Nëse i lëshoni menjëherë në momentin që ato janë ende të nxehta, atëherë do të bien shumë shpejt. Mund t’i mbani me karfica 5 minuta ose edhe 15 nëse keni kohë.

5.Shpupuritini 
Pasi flokët janë ftohur, vareni kokën pas dhe hiqni karficat. Kaloni gishtat nëpër kaçurrela për t’i shpupuritur por lërini pak më të rregullta nga çdo donit t’i kishit. Sado që të parapregatiteni, kaçurrelat do të bien pak gjithsesi, prandaj është më mirë që të jenë pak më të rregullta në fillim që të bien më pas.

6.Jepini dorën e fundit 
Pasi keni përfunduar me siguri do t’i drejtoheni llakut sërish por profesionistët sugjerojnë në vend të tij, një spray për teksturë sepse polimeret e llakut tentojnë ta rëndojnë flokun duke bërë që kaçurrelat të bien më shpejt. (Sugjerohet Davines Texturizer)

 

Burimi: Allure