Mama

Disa shprehje që nuk duhet t’ia thuash fëmijës

Disa shprehje që nuk duhet t’ia thuash fëmijës

Prindërimi është një punë e vështirë, pasi përpos përkujdesjes, një tjetër detyrë shumë e rëndësishme është edhe kontributi në krijimin e karakterit të një fëmije. Në jetën, mendjen dhe personalitetin e një vogëlushi/ eje ndikojnë shumë sjellje dhe veprime, por edhe fuqia e fjalëve është një tjetër aspekt që duhet përzgjedhur me kujdes.

Cilat janë disa shprehje që nuk duhet t’ia thuash fëmijës?

“Nuk bëhet ashtu. Prit të ta tregoj”
Nëse fëmija po mëson diçka të re, duhet ta mësojë në mënyrën e vet, pasi ndërhyrja jote i jep një mesazh të qartë që ai/ ajo nuk di dhe nuk mund të bëjë diçka. Kjo ndikon edhe në mungesën e vetëbesimit të një fëmije.

“Çfarë nuk shkon me ty?”
Kjo frazë mund të duket e kujdesshme, por për fëmijën është shumë acaruese. Nëse ti mendon se një fëmijë po përjeton “diçka që nuk shkon”, një fëmijë do të krijojë bindjen se ka një problem, do ta besojë këtë bindje dhe do të veprojë në bazë të saj. Kjo, e çon në mendimin se nuk është kurrë mjaftueshëm dhe se është një individ i keq.

“S’do ndryshosh kurrë”
Në përgjithësi, fjalët “gjithmonë” dhe “kurrë” duhen shmangur, sepse e bëjnë fëmijën të ndihet i pashpresë. Kjo formon një “re” negativiteti në mendimet dhe sjelljet e një fëmije.

“Hë, se mirë je”
Nëse fëmija po qan, i dhemb diçka apo ndikohet nga një situatë e caktuar, do të thotë që nuk është mirë. Ajo që mund të bësh, në vend që të thuash këtë fjali, është ta lësh të qajë, ta përqafosh dhe ta inkurajosh sepse është mirë t’i shprehë emocionet.

“E mirë, unë po iki, po të lë vetëm”
Nëse fëmija nuk do të largohet nga shtëpia e gjyshes, parku, apo një kënd lojërash, kërcënimi “do të të lë këtu” mund ta bëjë të të ndjekë, por do t’i japë edhe një traumë të re: pasigurinë dhe ndjesinë sikur të gjithë, një ditë do ta braktisin.

“Më lër rehat”
Patjetër që të duhet pushim, por mund të gjesh një tjetër formë. Sipas Suzzete Haden Elgin, CEO e “Ozark Center for Language Studies”, kur ti i thua fëmijës të të lërë vetëm, në fakt po dëmton mënyrën si ai e koncepton shpenzimin e kohës së lirë me ty.

“E bëre shumë mirë, pse nuk e bën gjithmonë kështu?”
Kur nis si kompliment dhe përfundon si kritikë, ndryshon të gjithë kursin e vlerësimit të një fëmije. Për rrjedhojë, ai do të ndihet i veçuar dhe se gjithmonë s’arrin të bëjë më të mirën.

“9 është mirë, por 10 më mirë”
Në një pikë të caktuar, të gjithë prindërit mendojnë se fëmija e tyre do të bëhet një gjeni dhe kërkojnë gjithmonë shumë prej tij. Kjo e vendos fëmijën në një presion të vazhdueshëm.

“Mos e ha se do shëndoshesh”
Kur bëhet fjalë për motivimin e fëmijës për të ngrënë vakte të shëndetshme, nuk ka ndonjë shkencë: fokusohu te ushqimet e mira, por mos ia ndalo ëmbëlsirat apo picat. Te një fëmijë nuk diskutohet kurrë pesha, pasi i ul vetëvlerësimin.

“Pse, qajnë çunat/ gocat e rritur/ a?”
Të gjithë qajnë, edhe ti që je prind. Fakti që ti e vë në dyshim diçka të tillë, e bën të mendojë fëmijën që askush nuk e dëgjon. Të lidhësh emocionet me moshën është një gabim, i cili më vonë ndikon në pamundësinë e shprehive.

Artikuj të sugjeruar:

 

REELS

Na ishte njëherë…😂

Bricjapi ditën e dasmës 🤣

Dua Lipa dhe Callum Turner duke kërcyer në Ibiza 😍😍😍

Rrini ju!

Ndërsa në Nagyrév të Hungarisë, në fillim të shekullit të 20-të, gratë përdorën arsenik për t’u hakmarrë ndaj dhunës e shtypjes. Mes viteve 1914 dhe 1929, “Engjëjt Vrasës” helmuan shumë burra, sepse divorci ishte thuajse i pamundur.

.

Por, mendoj se në historinë tënde e gjejnë veten shumë njerëz.

Tradita (e pazakontë) nigeriane në dasma

Nuk e kam me nxitim (se verë hesapi 🍸 )

Pasi më lutën të dilja nga 🏠

Some expressions you should not say to your child

Disa shprehje që nuk duhet t’ia thuash fëmijës

Parenting is a difficult job, because in addition to caring, another very important task is also contributing to the creation of a child's character. Many behaviors and actions influence the life, mind and personality of a child, but the power of words is another aspect that must be carefully selected.

What are some expressions you should not say to your child?

"It does not happen that way. Wait to show it ”
If the child is learning something new, he should learn it in his own way, as your intervention gives a clear message that he / she does not know and can not do something. It also affects a child's lack of self-confidence.

"What's wrong with you?"
This phrase may seem cautious, but for the child it is very irritating. If you think that a child is experiencing "something wrong", a child will create the belief that there is a problem, will believe this belief and will act on it. This leads him to think that he is never enough and that he is a bad individual.

"You will never change"
In general, the words "always" and "never" should be avoided because they make the child feel hopeless. This forms a "cloud" of negativity in a child's thoughts and behaviors.

"Hey, you're fine"
If the child is crying, something hurts or is affected by a certain situation, it means that it is not good. What you can do, instead of saying this sentence, is to let her cry, hug and encourage her because it is good to express emotions.

"Okay, I'm leaving, I'm leaving you alone
." give it another trauma: insecurity and the feeling that everyone will one day abandon it.

"Leave me alone"
You definitely need a break, but you can find another form. According to Suzzete Haden Elgin, CEO of the Ozark Center for Language Studies, when you tell your child to leave you alone, it is actually hurting the way he or she conceives of spending free time with you.

"You did very well, why don't you always do that?"
When it starts as a compliment and ends as a critique, it changes the whole course of a child's evaluation. As a result, he will feel isolated and always fail to do his best.

"9 is good, but 10 is better"
At some point, all parents think that their child will become a genius and always ask a lot of him. This puts the child under constant pressure.

"Do not eat because you will gain weight"
When it comes to motivating your child to eat healthy meals, there is no science: focus on good foods, but do not stop sweets or pizzas. Weight is never discussed in a child, as it lowers his self-esteem.

"Why do adult boys / girls cry?"
Everyone cries, even you who are a parent. The fact that you question something like this makes the child think that no one is listening. Linking emotions to age is a mistake, which later affects the impossibility of habits.

Suggested articles:

 

----news/63662/disa-shprehje-qe-nuk-duhet-t-ia-thuash-femijes