Kinema & TV

Angelina Jolie në rolin e regjisores dhe producentes

Shkruar nga Anabel

10 Qershor 2022

Angelina Jolie në rolin e regjisores dhe producentes
E kemi parë si aktore dhe me thënë të drejtën e kemi dashuruar për supermacinë, klasin, por edhe energjinë që transmeton Angelina Jolie, e cila këtë herë vjen në rolin e regjisores dhe producentes të filmit “Without Blood”. Ky film është i pesti në karrierën e Jolie si regjisore.

Një tjetër surprizë? Kasti përfshin Salma Hayek dhe Demián Bichir, dy aktorë mjaft të talentuar dhe të vlerësuar. Për momentin, kasti dhe Jolie ndodhen në Itali, pasi do të ketë skena të ndryshme në Romë, Puglia dhe Basilicata.

Angelina Jolie në rolin e regjisores dhe producentes
Salma Hayek, Angelina Jolie dhe Demián Bichir.

Filmi bazohet në novelën me të njëjtin titull nga Alessandro Baricco dhe rrëfen historinë e pasojave që ka lënë një konflikt i panjohur në Itali. Nina 4-vjeçare, e mbijetuara e konfliktit përballet me luftën, të vërtetat, realitetin, kujtimet, traumat dhe procesin e rimëkëmbjes mendore dhe shpirtërore.

Jolie u shpreh e nderuar që ndodhej në Itali, për ta kthyer një material special si novela e Baricco në një film. Ajo tha se është mirënjohëse që i është besuar adaptimin i një libri i cili përshkohet nga autenticiteti dhe një këndvështrim shumë emocional i ngjarjes së luftës, duke na treguar pasojat e traumave, humbjes dhe padrejtësisë.

 

 

MOS I HUMBISNI