TV Mania

Pas 7 vitesh, rikthehet ‘X Factor Albania’

Shkruar nga Anabel

7 Qershor 2022

Pas 7 vitesh, rikthehet ‘X Factor Albania’

Dyshja Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu do të rikthejnë pas shtatë vitesh spektaklin e këngës “X Factor”.

Gjatë programit “Në kurthin e Piter Pan”, Alketa Vejsiu u shpreh: “Të gjithë talentet që mendojnë se kanë zë dhe mund të këndojnë, të bëhen gati për ‘X Factor’.”

Vejsiu shtoi se “X Factor” do të rikthehet në Tv Klan sezonin e ardhshëm.

Sezoni i parë i “X Factor Albania” u transmetua në vitin 2012, ndërsa i fundit (sezoni i katërt) në 2015-n. Konkurrentët që fituan çmimet e para janë Sheila Haxhiraj, Arilena Ara, i ndjeri Ergi Dini dhe Edea Demaliaj.

MOS I HUMBISNI