Pasi njoftuan ndarjen dhe habitën miliona fansa të tyre, Shakira dhe futbollisti Gerard Piqué janë shfaqur në publik, ndonëse larg njëri-tjetrit.
Këngëtarja dhe futbollisti i FC Barcelona ndodhen në Republikën Çeke për të mbështetur djalin e tyre Milanin, i cili po garon në një turne ndërkombëtar bejsbolli.
Shakira at Milan's baseball tournament in the Czech Republic yesterday. ?? pic.twitter.com/8Qs0kNTbW1
— shakirastuff (@shakirastuff_) June 5, 2022
“Marrëdhënia e saj e miqësisë me të nuk është në momentin më të mirë, por ata po përpiqen për hir të fëmijëve,” raporton gazeta spanjolle El Peridico.
Shakira u shfaq e buzëqeshur, ndërsa Pique u duk pak më larg. Fotot treguan se, pavarësisht se ishin fizikisht në të njëjtin vend, ata qenë secili më vete dhe shmangën kontaktin, të paktën publikisht.
Në fundjavë, Shakira dhe Piqué konfirmuan ndarjen pas 11 viteve së bashku. “Me keqardhje konfirmojmë se po ndahemi”, tha çifti në një deklaratë të përbashkët të shtunën. “Kërkojmë privatësi në këtë moment për mirëqenien e fëmijëve tanë, të cilët janë prioriteti ynë maksimal. Faleminderit paraprakisht për mirëkuptimin dhe respektin.”