Një foto vlen sa 1,000 fjalë dhe moderatorja Ilda Bejleri zgjodhi ta konfirmojë shtatzëninë e përfolur prej muajsh nëpër media përmes një fotoje.
Bejleri u shfaq në Instagram duke konsumuar një pije për të cilën thekson në mbishkrim se nuk është alkool.
View this post on Instagram
Mjafton pak zoom te fotoja për të parë barkun e rrumbullakosur, i cili duket se është zbuluar qëllimisht. Kjo është hera e parë që Bejleri konfirmon shtatzëninë.
Ajo është përpjekur ta mbajë private jetën personale, ndaj nuk dihen detaje të tjera.