Fans/ e i/ e filmave thriller, urojmë që ky artikull të mbërrijë tek ti! Nëse po kërkon një film thriller që të të surprizojë dhe të të mbajë të gozhduar para TV, PC apo laptop, pse jo edhe smartphone, ja ku i ke:
Men
Një vejushë e re ndërmerr një udhëtim e vetme, për të marrë veten pas vetëvrasjes së burrit të saj. Sigurisht, përfshihet kaosi psikologjik dhe jo vetëm.
Crimes of the future
Regjisori David Cronenberg bën bashkë Léa Seydoux, Kristen Stewart dhe Viggo Mortensen në një film fantastik.
The Batman
Robert Pattinson është në epokën emo, në Gotham city. Një rebus i ri, vrasje, errësirë, kaos…Nëse këto nuk të duken arsye të mjaftueshëm, *khëm-khëm*, Zoë Kravitz është catwoman.
Ambulance
Shumë kohë pa parë Jake Gyllenhaal? Epo, tani ke mundësinë ta shohësh në një film aksion dhe thriller që përfshin skena të shpejta, helikopterë dhe siç mund ta mendosh, ambulanca.
The Northman
Nicole Kidman, Anna Taylor-Joy, Willem Dafoe dhe Björk, po po, Björk sjellin versionin viking të Hamlet-it. Patjetër që duhet ta shohësh!
Nope
Një film horror që sjell përvojat misterioze dhe anormale të disa qytetarëve, do të të mahnisë dhe natyrisht, edhe do të të frikësojë!
Artikuj të sugjeruar:
Burimi: Cosmopolitan