Nëse ende nuk të ka ndodhur që shoku i të dashurit të të ngacmojë, jetën përpara e ke, me siguri do të përjetosh një situatë të tillë. Kur ta provosh, kujto këshillat e Anabel-it.
1. Ji 100% e sigurt që është flirt
Vigjilenca dhe përvoja jote janë një bonus shumë i madh.
2. Injoroje
Po, është një zgjidhje! Kështu i tregon sa e painteresuar je.
3. Mos krijo kontakt me të
Nëse të bën reply në një story, mos i kthe përgjigje!
4. Shmang me çdo kusht qëndrimin vetëm me të
Sa më shumë intimitet, aq më shumë sinjale pozitive për atë.
5. Jepi disa shenja të dashurit rreth sjelljes së mikut të tij
Hape muhabetin, tregoji që filani nuk të pëlqen fare dhe s'e do pranë.
6. Nëse të gjitha këto dështojnë, komuniko me të dashurin
Motër, burrat ndonjëherë nuk marrin vesh. Sa më drejt t'i shkosh mubabetit, aq më mirë.
Artikuj të sugjeruar: