Celebrity

Amber Heard thuhet se do të apelojë vendimin e gjykatës

Shkruar nga Anabel

2 Qershor 2022

Amber Heard thuhet se do të apelojë vendimin e gjykatës
Foto: Evelyn Hockstein/AFP/Getty Images

Aktorja Amber Heard raportohet se po planifikon të apelojë vendimin e gjykatës, e cila votoi në favor të Johnny Depp në lidhje me akuzat e Heard mbi abuzimin në familje.

Anëtarët e jurisë në gjykatën në Virginia vendosën në favor të pretendimit të Depp për shpifje në tre pika, duke i dhënë aktorit të "Pirates of the Caribbean" 15 milionë dollarë dëmshpërblim.

Alafair Hall, zëdhënësi i Heard, tha se aktorja kishte në plan të apelonte vendimin, sipas New York Times. Pra, ajo do të kërkojë në një gjykatë më të lartë që të rrëzohet vendimi i një gjykate më të ulët.

Avokatët e Johnny Depp e bindën jurinë se ai nuk e sulmoi Amber Heard dhe se pretendimet e saj për abuzim në familje në një artikull të Washington Post shpifnin dhe e bëri këtë "me keqdashje" ose duke e ditur se pretendimi ishte i rremë. Vendimi unanim i anëtarëve të jurisë i dha fund një gjyqi shtatë-javor, i cili paraqiti dhjetëra dëshmitarë dhe ekspertë që peshonin nëse Depp kishte abuzuar me Heard gjatë martesës së tyre 15-mujore.

Heard kërkoi 100 milionë dollarë në një kundërpadi kundër Depp, në të cilën ajo pretendonte se për të ishte shpifur nga agjenti i tij i shtypit, i cili i përshkroi akuzat e saj si "një mashtrim abuzimi" që synonte të përfitonte nga lëvizja #MeToo. Ajo ia doli vetëm në një pikë dhe u shpërblye me 2 milionë dollarë.

Lisa Bloom, një avokate e profilit të lartë në SHBA, parashikon se çështja Heard-Depp do të vendoset në apel. Duke folur për Newsnight të BBC Two, ajo tha: "Dua të theksoj se ky nuk është fundi sepse shumica e rasteve të shpifjes vendosen me të vërtetë në apel."

“Mendoj se ky është një vendim jo i qëndrueshëm. Si mund të ndodhë që për Amber Heard u shpif nga avokati i Johnny Depp që tha se pretendimet e saj ishin një mashtrim dhe megjithatë për Johnny Depp u shpif gjithashtu kur Amber Heard tha se ishte përfaqësuese e dhunës në familje?”

Bloom tha se “brenda një apo dy vitesh, do të kemi një përgjigje dhe një rezultat më përfundimtar në këtë rast.”

Bëhu pjesë e shorteut Coca-Cola

Fito çdo javë një Smart TV.

Ad by Mediadesk.al

MOS I HUMBISNI